Izraeli duke spiunuar Facebook arrestoi aktivistë palestinez.

Qeveria izraelite duke përdorur Facebook parandaloi një numër të madhë të aktivistëve palestinez të vizitojnë një ngjarje solidariteti të titulluar si “Mirë se vini në Palestinë” në Bregun Perendimor...

Qeveria izraelite duke përdorur Facebook parandaloi një numër të madhë të aktivistëve palestinez të vizitojnë një ngjarje solidariteti të titulluar si “Mirë se vini në Palestinë” në Bregun Perendimor për të përkrahur luftën palestineze për pavarësi dhe të protestojnë kundër kufizimit izraelit të fkuturimeve nga dhe në këto territore të diskutueshme.

Izraeli kishte penguar aktivistët të kalojnë nga Europa në Tel Aviv, duke i vështruar aktivitetet e tyre në rrjetin social. Qeveritarët përmes Facebook kishin zbuluar planet për udhëtimin, dhe kishin krijuar një listë me emra, listë e cila ishte dërguar deri tek shtetet tjera me kërkesë që mos të lejojnë këtë idividë të udhëtojnë. Gjat zbritjes në Tel Aviv ishin arreshtuar gjithsej 310 aktivistë, dhe ishin marrë në pyetje, ku 69 prej tyre ju ishte pamundësuar hyrje në shtet, katër persona menjëher i kishin kthyer mbrapa në shtet e tyre, kurse të tjerët pasi që ishin marrë në pyetje ishin liruar, për të hyrë.

Jigi Palmor, zëdhënes i minisitrisë izraelite për punë të jashtme tha për Associated Press se kjo listë e zezë ishte përbërë nga persona të cilët në rrjetet e tyre social kishin shkruajtur se do të shkaktojnë trazira në Bregun Perendimor. Organizatorët nga ana tjetër thonë se ky veprim nga autoritet izraelite është provokuese, frikësuese dhe i paligjshëm.

Ky rast edhe një herë tregon se Facebook jo vetëm që ju shërben kompanive si mjet për targetim reklamash, por i njejti ju shërben edhe qeverive si mjet shum efikas për spiunim./itshqip

RELATED BY