Ja se si hakerët fshinin videot nga YouTube për vetëm një klik (Video)

Ja se si hakerët fshinin videot nga YouTube për vetëm një klik (Video)

 

Një hulumtues sigurie ka zbuluar një të metë të thjeshtë në YouTube, por që mund të shfrytëzohet nga kushdo për të rrëzuar videot e kanaleve të famshme.

Kamil Hismatullin, një hulumtues i organeve ruse, ka gjetur një mënyrë që i lejonte të fshijë çdo video që dëshironte nga YouTube për vetëm një klik. Ky lëshim që shfrytëzohej nga hakerët arriti të mashtrojë uebfaqen për video duke dërguar vetëm numrin identifikues të videos të cilin sulmuesit dëshironin ta fshinin, transmeton ITshqip.com.

Hulumtuesi rus raportoi  këtë lëshim tek gjigandi kërkimor Google, i cili më pas e rregulloi brenda disa orëve. Hismatullin fitoi 5.000 dollarë nga Google për raportim të kësaj çështje si dhe 1337 dollarë ekstra nga skema e pagesave të kompanive të prekura.

Një muaj më parë, një lëshim i njëjtë ishte raportuar për sistemin e rrjetit social Facebook, i cili iu lejonte hakerëve të fshijnë çdo foto nga llogari të ndryshme në Facebook./ITshqip/

 

CategoriesTags

Related Posts