Ja si Samsung Galaxy S5 lexon rrahjet e zemrës

Njëra prej karakteristikave të reja në Samsung Galaxy S5 është edhe sensori për matjen e rrahjeve të zemrës, i cili  gjendet afër kamerës së pajisjes. Ky sensor mund të...

Ja si Samsung Galaxy S5 lexon rrahjet e zemrës

Njëra prej karakteristikave të reja në Samsung Galaxy S5 është edhe sensori për matjen e rrahjeve të zemrës, i cili  gjendet afër kamerës së pajisjes. Ky sensor mund të lexoj rrahjet e zemrës duke mbajtur gishtin tek sensori dhe pas disa sekondave ju mund të shikoni në ekran ku tregohen rrahjet e zemrës.

Kjo teknologji që Samsung ka përdorur nuk është e re, por është hera e parë që është përdorur në pajisje të mençura mobile. Kjo teknologji punon pasi që ju të vendosni gishtin në blic, që pastaj sensori të arrijë të zbulojë rrjedhen e gjakut brenda lëkurës.

Megjithatë, ky sensor është testuar nga një grumbull njerëz dhe është parë që është duke funksionuar vërtetë shumë mirë dhe shumë njerëz janë ndarë të knaqur me këtë mundësi që ofron ky sensor tek pajisja Galaxy S5.

Ky sensor është pjesë e një aplikacioni të quajtur S Health, që për herë të parë u debutua në pajisjen Galaxy S4. Por, ajo që është më rëndësi për kompaninë Samsung, është se ka fillur të shpalos shërbime të  tilla vërtetë të nevojshme./itShqip

Categories
Lajme

Arsimi është autor në portalin ITshqip, ku shkruan rreth informatikës dhe zhvillimeve që ndodhin në fushën e teknologjisë. Është i përqendruar më shumë në industrinë e telefonave të mençur dhe sulmet që ndodhin në internet. Ndiqe në : Facebook | Twitter
No Comment

Leave a Reply

*

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

RELATED BY