Janë hackuar 77 milionë lojtarë të PlayStation Network!

Tash më një javë përdoruesit e PlayStation 3 nuk mund të kyçen në rrjetin e PlayStation, përshkak se Sony mbylli platformën nga frika se janë vjedhur të dhëna personale...

Tash më një javë përdoruesit e PlayStation 3 nuk mund të kyçen në rrjetin e PlayStation, përshkak se Sony mbylli platformën nga frika se janë vjedhur të dhëna personale për 77 milionë lojtarë.

blogun zyrtar të PlayStation, Patrik Sejbold, drejtor në Sony PlayStation thotë se në mes 17 dhe 19 prillit kanë hetuar aktivitete ilegale në rrjetin, dhe shtoi se persona të pautorizuar kanë ardhur në informacionet e mëposhtme: Emri/Mbiemri, qyteti, shteti, e-mail, data e lindjes, PSN/Qriocity login dhe fjalëkalimi, si dhe PSN online ID. Në të njëjtën deklarat thotë se nuk përjashtohet mundësia që personat e pautorizuar të kenë ardhur edhe në informacionet e kartelave kredite të njerzve që kanë blerë lojra përmes PlayStation Network dhe Qriocity.

Këshillohen përdoruesit që muajt e ardhshëm të kujdesen për llogarit e tyre bankare për aktivitete ilegale/çuditshme, të mos përgjigjen në imella, thirje telefonike, dhe letra postale në të cilat ju kërkohen informacione konfidenciale lidhur me PlayStation Network.

“Sony nuk do të ju kontakton në asnjë mënyre, duke përfshi edhe nëpërmes imellit, për të ju pyetur numrin e karteles kredite, numrin personal të identifikimit, ose informata tjera lidhur me informacionet tuaja personale”, paralajmëron Sony.

Veprim shum i dobët ky nga ana e Sony që kanë pritur tash më një javë për ti informuar përdoruesit e tyre, se ju ka ndodhur një lëshim sigurie në sistemin e tyre ku objekt sulmi kanë qenë mbi 77 milionë përdorues të PlayStation Network./itshqip

RELATED BY