Jelly Bean vazhdon ende rritjen e epërsisë

Jelly Bean ka vazhduar ende të rritë pjesmarrjen si versioni më i instaluar në Android pas marrjes së vendit të parë në muajin e kaluar. Dje Google lëshoi listën...

Jelly Bean vazhdon ende rritjen e epërsisë

Jelly Bean ka vazhduar ende të rritë pjesmarrjen si versioni më i instaluar në Android pas marrjes së vendit të parë në muajin e kaluar.

Dje Google lëshoi listën duke paraqitur të dhënat rreth instalimeve mujore sa i përket instalimeve të versioneve nga Android. Ato tregojnë se Jelly Bean tani ka arritur 40.5 përqind të pajisjeve me Android duke u rritur nga 37.9 përqind që ishte muajin e kaluar.

Jelly Bean me versionin 4.1 dhe 4.2 së bashku me Ice Cream Sandwich tani përbëjnë 63 përqind të instalimeve në pajisjet me Android.

Shifrat e arritura janë një lajm i mirë për Google të cilës i është rrezikuar siguria kohëve të fundit tek sistemi i tyre operativ Android.

Google po ashtu zbuloi shifrat e versioneve tjera të Android-it si versionit 1.6, 2.1, 2.2 dhe 3.2, pavarsisht përpjekjeve për t`i inkurajuar prodhuesve lirimin e përditësimeve të reja në pajisjet e vjetra.

Të gjitha së bashku numrojnë rreth 5 përqind të insalimeve në pajisjet me Android.

Ndërsa Gingerbread është ende gati më i madhi pasi që mban 33.1 përqind të pajisjve me Android. Gingerbread është softuer i cili mbush dy ose më shumë vite dhe përmban një numër serioz të metash të cilat Google i ka rregullar më pas.

Shumica e pajisjeve që kanë të instaluar Gigerbread janë të vjetra dhe që krijuesit e tyre kanë larguar mbështetjen e tyre.

Shefi i Android-it, Sundar Pichai tha më parë gjatë këtij viti se Google ju sygjeron krijuesve të telefonave të ruajnë mbështetjen e pajisjeve të vjetra duke sjellur përditësimet për to ashtu siq bëjnë për modelet e reja./itShqip

RELATED BY