Jerry Yang “themeluesi i Yahoo”, jep dorëheqje!

Ish CEO i Yahoo! dhe bashkë-themelues i kompanis publikoi, se jep dorëheqje dhe se nuk do të jetë më pjesë e Yahoo! në asnjë mënyrë. Yang, i ashtuquajturi “shef...

Ish CEO i Yahoo! dhe bashkë-themelues i kompanis publikoi, se jep dorëheqje dhe se nuk do të jetë më pjesë e Yahoo! në asnjë mënyrë.

Yang, i ashtuquajturi “shef i Yahoo!”, në vitin 2008 dha dorëheqje nga pozita drejtor ekzekutiv, ishte edhe anëtar i Bordit të drejtorëve në këtë kompani.

Këtë herë ai vendosi plotësisht të largohet, kurse supozohet se shkaqet për këtë qëndrojn në lëvizjet e gabuara në kohën e fundit dhe zvoglimi i vlerave të akioneve në këtë kompani.

Megjithatë, për shkaqet e vërteta, z.Yang nuk dëshiroi të prononcohet, shkruan BBC.

“Në kohën e kaluar në Yahoo!, nga themelimi para 17 viteve e deri më sot, përjetova disa nga eksperiencat më emocionuese në jetë. Megjithatë, erdhi koha vëmendjen time ta përqëndroj në punë tjera jashtë kësaj kompanie”, deklaroi Yang shkurtimisht.

Theksoi gjithashtu se beson në Scott Thompson, njeriu i cili 2 javë më parë ishte emërur si drejtor ekzekutiv në këtë kompani.

“Jam i impresionuar me emërimin e Thompson, si drejtor ekzekutiv. Besoj në aftësit e tijë, gjithashtu besoj edhe në gjith ekipin i cili udhëheq Yahoo! dhe besoj në një të ardhme shumë emocionuese dhe të sukseshme të kompanisë”, thotë ai.

Yang, kompanin e kishte themeluar në vitin 1995 së bashku me David Filo.

Yahoo! aktualisht në treg vlersohet diku 20 milijardë dollarë./itshqip

RELATED BY