Jeta në një ditë, projekt mes Youtube dhe Ridli Skot

Youtube ka nisur një fushatë interesate, dhe ju bën thirje të gjithë njerzve anemban botës, për të inqizuar ose regjistruar një moment nga jeta e tyre më datën 24...

Youtube ka nisur një fushatë interesate, dhe ju bën thirje të gjithë njerzve anemban botës, për të inqizuar ose regjistruar një moment nga jeta e tyre më datën 24 korrik. Ai moment do të futet në një film dokumentar që do të krijohet nga oskaruesi Ridli Skot.

“Çdo ditë, 6.7 miljarde njerzë e shohin botën nga një pikpamje të tyre unikate. Paramendoni nëse ka një mënyrë për ti mbledhur ose grumbulluar të gjitha këto pikpamje në një vend, si një ngjarje për jetën e një dite në tokë.” thonë nga Youtube.

Nëse keni një kamerë, ose telefon celularë, incizoni një moment tuajin nga 24 korriku, për shembull mund të jetë ajo, duke lindur dielli, deri sa po udhëtoni për në punë, duke pushuar në pushime, duke festuar etj.., dhe ngjitni videon tek kanali “Life in a Day” në Youtube. Afati i fundit për ti derguar këto Video është 31 korrik.

Premiera e filmit do të shfaqet në Festivalin Sundance 2010. Nëse do të zgjedhin ngjarjen tuaj, mund të jeni njëri prej 20 personave që do të marrin pjesë në këtë premierë.

Video Prezentim.

RELATED BY