Jolly Jam, rivali i lojës Candy Crush nga Rovio

Rovio, krijuesi i lojës së famshme Angry Birds, ka lëshuar një lojë të re të ngjashme me Candy Crush të quajtur ‘Jolly Jam’. Kushti i lojës është të lidhni...

Jolly Jam, rivali i Candy Crush nga Rovio

Rovio, krijuesi i lojës së famshme Angry Birds, ka lëshuar një lojë të re të ngjashme me Candy Crush të quajtur ‘Jolly Jam’. Kushti i lojës është të lidhni së bashku bonbonet apo karamelet për t’i eliminuar ato nga rrjeti koordinativ. Por ndryshe nga Candy Crush, qëllimi i lojës është të lidhni bonbonet me kutitë rreth tabelës për të kaluar në nivelin e ardhshëm.

Ende nuk është e sigurt nëse Jolly Jam do të largojë nga froni lojën Candy Crush si njëra prej lojërave më të famshme në botë, por kompania Rovio ka bërë një gjuajtje vërtetë në shenjë, pasi që shumë fëmijë (dhe disa të rritur) rreth botës sigurisht që do të jenë të dhënë pas kësaj loje. Nëse jeni të interesuar, ju mund të shkarkoni lojën Jolly Jam falas në Google Play Store.(ITshqip)

RELATED BY