Junaid Hussain është hakeri që sulmoi në CENTCOM

Hakeri 20 vjeçar nga Britania e Madhe që ishte burgosur njëherë për publikimin e të dhënave personale të ish- kryeministrit Tony Blair, është thënë të jetë lider i grupit...

Hussain mendohet të jetë hakeri prapa sulmit në CENTCOM

Hakeri 20 vjeçar nga Britania e Madhe që ishte burgosur njëherë për publikimin e të dhënave personale të ish- kryeministrit Tony Blair, është thënë të jetë lider i grupit që hakoi llogarinë në Twitter të Komandës Qendrore(CENTCOM).

Hulumtuesit besojnë që hakeri, emri i të cilit është Junaid Hussain, është njëkohësisht lider i “Cyber Caliphate,” një grup i hakerësh që po mbështesin Shtetin Islamik dhe që janë përgjegjës për hakimin e llogarive në Twitter, bazuar në Reuters, transmeton ITshqip.com.

Megjithatë, mbetet ende e pa qartë nëse Hussain është përfshirë në hakimin e llogarive të Komandës Qendrore(CENTCOM), një organizatë e Shteteve të Bashkuara që kontrollon operacionet ushtarake në Lindjen e Mesme.

Flashpoint Partners, një kompani që monitoron ekstremistët online, gjithashtu beson që Hussain qëndronte prapa këtij sulmi dhe ai është lideri i grupit të hakerëve Cyber Caliphate. Hussain ishte i njohur më parë me pseudonimin “TriCk”. Ai kishte përdorur emrin si një lider i grupit të hakerëve të quajtur “TeaMp0isoN,” që gjithashtu ishte i lidhur me grupin tjetër të hakerëve Anonymous.

Në vitin 2011, Hussain bëri famë kur arriti të hakonte e-mail adresën e ish- këshilltarit special të Katy Kay, Blair, ku arriti të hynte edhe në librin e adresave. Më pas, ai publikoi informatat personale të shumë zyrtarëve qeveritarë, përfshirë edhe familjen e ish- kryeministrit Blair, në ueb faqen Pastebin. Një vit më pas, Hussain ishte dënuar me 6 muaj burg për atë krim.

Pasi  daljes nga burgu, Hussain u largua nga Britania e Madhe duke udhëtuar për në Siri me qëllim që të luftojë kundër regjimit të Presidentit Bashar al-Assad. Gjatë qëndrimit në Siri, ai ndërroi emrin në Abu Hussain al-Britani.

Kessirer, analisti nga Flashpoint, tha se Hussain krijojë grupin Cyber Caliphate më 11 Shtator, 2014. Sidoqoftë, FBI dhe agjencitë e tjera të mëdha ende nuk janë përgjigjur rreth kësaj çështje./itShqip

Categories
Web

Arsimi është autor në portalin ITshqip, ku shkruan rreth informatikës dhe zhvillimeve që ndodhin në fushën e teknologjisë. Është i përqendruar më shumë në industrinë e telefonave të mençur dhe sulmet që ndodhin në internet. Ndiqe në : Facebook | Twitter
No Comment

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

RELATED BY