Katastrofa e quajtur BlackBerry

Nuk është risi që kompanisë kanadeze Research in Motion e cila është edhe prodhuese e paisjeve BlackBerry kohën e fundit nuk po i shkojnë punët mirë, por tani janë...

Nuk është risi që kompanisë kanadeze Research in Motion e cila është edhe prodhuese e paisjeve BlackBerry kohën e fundit nuk po i shkojnë punët mirë, por tani janë të njohura dhe shifrat e sakta të tremujorit të dytë të këtij viti, të cilat mund të themi lirisht se janë shifra katastrofale.

Të ardhurat neto të kompanisë RIM në tremujorin e dytë të këtij viti janë 329 milionë dollarë. Në krahasim, kompania në të njejtën periudhë vitin e kaluar ka pasur 797 milionë dollarë të ardhura, një rënie e të ardhurave për 58,7%. Një rrënie të tillë nuk parashikonin as edhe analistët më pesimistë.

Çfarë do të ndodh me RIM?

Shifrat e fundit janë tregues për rënie serioze të kompanisë RIM, dhë përsëri parashtrohet pyetja për të ardhmen e kësaj kompanie. Në pako me rënien e të ardhurave, vjen edhe humbja e pjesës në treg të kompanisë: RIM kishte shitur 10,6 milionë paisje BlackBerry, që është 1 milionë më pak se që kishte parashikuar kjo kompani. Katastrofale është edhe shitja e tabletëve BlackBerry ku kjo kompani shikonte shpresa – janë shitur vetëm 200.000 nga 490.000 të parashikuara.

Derisa mediumet si Gizmodo analizojnë mënyrat se si RIM mund të shpëtohet, kompania paralajmëroi që do të ulë koston për PlayBook tabletët./itshqip

 

RELATED BY