Deloitte sulmohet nga hackeret!

Njera nga 4 kompanite private me te medha ne bote ku ka arritu nje rekord prej 37 miliard $ qarkullim vitin e kaluar, ka pasur nje sulm te sofistikuar nga hackeret gje qe mund te ndodh deri te publikimi i te dhenave te te disa kompanive gjigante ane e mbane botes. Sulmi ka qene shume senzitiv rreth te cilit vetem personat dhe avokatet e nivelit te larte kane pasur njohuri deri sot.

Mendohet se hackeret kane pasur casje qysh nga tetori apo nentori i vitit te kaluar, dhe kjo metode se si ka ndodhe per brenda kompanise eshte quajtur “Windham”. Specialistet e sigurise jane duke u munduar ta krijojne nje harte qe tregon sakt se si ka ndodhur sulmi, pasi qe gjurmet nuk jane fshire, por prap se prape kjo nuk eshte shume e sigurt.

Mendohet qe sulmi ka ardh nga kompromitimi i nje useri ne mail serverin e tyre me drejta administrative i cili nuk ka pas te aktivizuar “Two-Step Authentication” autentikimin dy-faktorial. Ky sulm u ka mundesuar hakereve qe te kene casje ne cdo vend pa kurfar restriksioni.

Gjeja me e turpshme eshte qe vete kompania ofron konsulence rreth risqeve dhe sigurise ne kompani, gjithashtu ka nje sektor te vecant rreth sigurise ne teknologji ku jep sugjerime se si duhet te dizajnohet procesi i sigurise.

Infektimi i bankave në të gjithë botën nga Malware që nuk është fajll

Dy vite më herët, kërkuesit nga kompania Kaspersky Lab që janë me bazë në Moskë kanë zbuluar se rrjeta e tyre është infektuar me një malware (Virus) që nuk kanë parë asnjëherë një gjë të tille më parë. Kjo është pasi qe i gjithë kodi që përdoret nga ky Malware është I ngarkuar në memorie në kompjuterin e infektuar, ku kjo metodë e ka bërë këtë Malware të pazbuluar për me shumë se gjashtë muaj. Kaspersky pas një kohe e ka zbuluar që ky malware misterioz i ashtuquajtur Duqu 2.0 rrjedh nga Stuxnet nga krimbi (Worm) më i sofistikuar qe është krijuar ndonjëherë. Të cilin e kanë krijuar Shtetet e bashkuara të Amerikës dhe Izraeli që ta shkatërrojnë programin nuklear të Iranit.

Tani ky lloj Malware që nuk ka për bazë fajllin (si çdo malware tjetër) dhe është shpërndarë në të gjithë botën. Hackerat me motive financiare e kanë ri-shpërndarë këtë malware ku kanë arritur ti infektojnë rreth 140 banka në të gjithë botën dhe në baze të teknikës që përdor duke u ruajtur vetëm në memorie është thuajse i pa-zbulueshëm. Pasi që zbulimi është shumë i vështirë të bëhet, mund të konkludojm që numri i infektimeve është edhe më i madh. Një metodë tjetër që është përdor nga ky malware dhe që e bënë edhe më të vështirë të zbulohet është se përdor vegla legjitime që përdoren nga Administratoret e Sistemeve dhe ekspertët e sigurisë siç janë: PowerShell, Metasploit dhe Mimikatz që të vendosin një malware të tillë në memorien e kompjuterit.

Eksperti nga kompania Kaspersky Lab, Kurt Baumgartner, thotë: “Interesante këtu është se këto sulme janë duke ndodhur në gjithë botën. Fatkeqësisht, bankat nuk janë të përgatitura që të veprojnë në një sulm të tillë. Gjithashtu thotë se personat që fshihen prapa këtij sulmi po vjedhin para duke i sulmuar ATM-at që të qesin para jashtë pa pasur nevoje për ndonjë kartelë.”

Infektohet hoteli me ransomware, vizitoret mbyllen ne dhomat e tyre

Një nga hotelët më të mire në Europë ka pranuar që ka paguar mijra euro në Bitcoin tek cyber-kriminelët të cilët kanë arritur të hackojnë me ransomware sistemin e tyre elektronik të dhomave, duke i mbyllur me qindra mysafir nëpër dhomat e tyre, deri sa parat jan paguar.

Menaxheri i hotelit romantik SeeHotel Jaegerwirt, i cili ndodhet përball një liqeni të bukur në Austri deklaroi se ka pranuar për këtë sulm të flas publikisht për ti paralajmëruar edhe të tjerët për rrezikun që u kanoset nga ransomware.

Menaxhmenti i hotelit pranoi gjithashtu se ky hotel është sulmuar hiq më pak se 4 herë, dhe deklaroi se kan paguar nga 1500euro në valutën dixhitale BitCoin për ta rikthyer sistemin në gjendjen e mëparshme.

Gjithashtu jan shprehur të gatshëm për shkak të sulmeve të shpeshta, ta mendojn edhe opsionin për ti rikthyer dyert me mehanizëm të vjetër të cilët hapen dhe mbyllen me çels fizik dhe jo sikur tani që posedojn dyer elektronik.

Për ato që nuk kan njohuri Ransomware është një ndër viruset më të rrezikshme në qarkullim për momentin në internet, nga i cili nuk ka shpëtim, sepse ky virus në momentin që infekton sistemin, atëhere të gjitha dosjet, duke filluar nga programet, e deri tek fajllat më të parëndësishme i enkripton, dhe i bën të pa aksesueshme për të tjerët.

Për ti rikthyer këto dosje, duhet të posedosh një special key, të cilin e posedon vetëm ai i cili ju ka infektuar, dhe i cili në këmbim për këtë special key, kërkon ti paguash nje shum të caktuar parash në Bitcoin, thjesht një shantazhim tipik./itshqip

Të premten nis konferenca “Hacktivity 2016”

Më 21 dhe 22 Tetor, 2016 për herë të 13-të do të mbahet konferenca më e madhe e hakerëve në Evropën Qendrore dhe atë Lindore. Hakerë dhe ekspertë të njohur nga shumë shtete të ndryshme do të marrin pjesë gjatë dy ditëve sa do të zgjasë kjo konferencë në të cilën pjesëmarrësit do të kenë mundësi të ndjekin prezantime tepër interesante.

Hacktivity 2016 është konferenca e 13-të me radhë. Një e arritur e jashtëzakonshme, duke pasur parasysh edhe faktin se pjesëmarrja në të është rritur çdo vit. Ata që do të kenë rastin të marrin pjesë në këtë konferencë do të mund të ndjekin mbi 27 prezantime dhe 7 punëtori (workshops) nga fusha të ndryshme të teknologjisë informative, zbulime të reja, teknika të reja dhe zgjidhje për probleme të ndryshme. Do të ketë edhe gara të ndryshme nga fusha e sigurisë kompjuterike si dhe ndeja në mbrëmje.

hacktivity2016-arb

 

Këtë vit folës kryesor në Hacktivity do të jetë Daniel Komaromy nga Hungaria i cili së bashku me kolegun e tij Nico Golde, ishin fitues të “Mobile Pwn2Own 2015“, duke thyer sigurinë e pajisjeve më të reja të lansuara nga Samsung (S6, S6 Edge dhe Note 4).

Daniel është njëri nga ekspertët më të njohur hungarez, i cili ka kontribuar mjaft shumë për fushën e sigurisë kompjuterike. Ai ka një përvojë të jashtëzakonshme nga kjo fushë dhe pjesëmarrësit përveç që do të mund të ndjekin prezantimin e tij do të kenë mundësi edhe të bisedojnë me të, shkruan itshqip.com.

Në kohën të cilën ne jetojmë pothuajse çdo gjë mund të hakohet dhe as pajisjet e mençura nuk bëjnë përjashtim. Travis Goodspeed do të jetë folësi kryesor gjatë ditës së shtunë, i cili do të flasë dhe shpjegojë rreth sigurisë së pajisjeve të mençura me të cilat kemi të bëjmë çdo ditë.

Përveç Daniel -it dhe Travis-it do të ketë edhe folës të tjerë të njohur siç është Vladimir Katalov nga ElcomSoft, i cili gjatë prezantimit të tij do të flasë rreth sigurisë së pajisjeve nga Apple. Edhe Daniel Gruss, Kelly Shortrigde dhe shumë të tjerë do të jenë folës gjatë kësaj konference.

Punëtoritë (workshops) e ndryshme do të mbahen paralelisht me prezantimet dhe pjesëmarrësit e interesuar mund të marrin pjesë në nëse dëshirojnë të rrisin njohuritë e tyre duke parë nga afër metodat që prezantohen nga instruktorët e ndryshëm.

Këtë vit në kuadër të Hacktivity, do të mbahet edhe një takim i organizuar nga Deloitte. Takimi do të udhëhiqet nga Iván Bedő (HVG magazine). Në këtë takim do të diskutohet në lidhje me trajnimin në shkolla dhe më gjerë në fushën e teknologjisë informative.

Pra kanë mbetur vetëm edhe dy ditë deri në fillimin e konferencës që do të mbahet në Qendrën Kulturore MOM të Budapestit, ndërsa agjendën dhe prezantimet që do të mbahen mund t’i gjeni këtu. Për informata tjera mund të drejtohuni edhe tek faqja e konferencës në rrjetin social Facebook.

ITshqip është sponsor medial i konferencës dhe do të iu informojë për çdo gjë në lidhje me këtë konferencë./itshqip.com

Hacktivity 2016 po afrohet

hacktivity2016

Më 21 dhe 22 Tetor, 2016 do të mbahet konferenca më e madhe e hakerëve në Evropën Qendrore dhe atë Lindore. Kjo konferencë e njohur me emrin Hacktivity edhe këtë vit do të mbahet në Budapest të Hungarisë. Gjatë dy ditëve sa do të zgjasë kjo konferencë do të ketë prezantime, seminare, lojëra, ndeja gjatë mbrëmjes, si dhe mbi 1000 pjesëmarrës hakerë nga gjithë bota.

Hacktivity 2016, është konferenca e 13-të me radhë dhe kësi soji konsiderohet si konferenca më e vjetër dhe më e ndërkombëtarizuar jo vetëm në Hungari por në mbarë Evropën për fushën e IT sigurisë. Si edhe në konferencat e kaluara edhe në këtë konferencë do të ketë folës nga më të njohurit nga fusha e  IT sigurisë. Të arrish të prezantosh në këtë konferencë konsiderohet si arritje profesionale e ekspertëve nga fusha e IT sigurisë, prandaj është bërë tashmë traditë që folësit e interesuar për të prezantuar në konferencë të aplikojnë për tu përzgjedhur si folës. Këtë vit pritet që të ketë më tepër aplikues se sa në vitet e kaluara dhe nga shtete të ndryshme të cilët do ti nënshtrohen përzgjedhjes nga një juri profesionale,shkruan itshqip.com.

Përveç folësve që do të përzgjidhen nga juria, ashtu edhe sikurse në konferencat e viteve të kaluara do të ketë folës të ftuar nga organizatorët, e të cilët janë persona nga më të njohurit nga fusha e IT Sigurisë.

nico_golde_daniel_komaromyKëtë vit folës kryesor në Hacktivity do të jetë Daniel Komaromy nga Hungaria i cili së bashku me kolegun e tij Nico Golde, ishin fitues të “Mobile Pwn2Own 2015“, duke thyer sigurinë e pajisjeve më të reja të lansuara nga Samsung (S6, S6 Edge dhe Note 4).

Organizatorët do të publikojnë listën e folësve të tjerë gjatë javëve në vijim por duke ditur emrat e folësve që kanë folur në konferencat e mbajtura gjatë viteve të kaluara besojmë se edhe këtë vit kjo konferencë do të jetë e jashtëzakonshme dhe me folës nga më të njohurit nga fusha e IT Sigurisë, kështu që ky është një rast ideal për ekspertët dhe të a pasionuarit shqiptar të sigurisë kompjuterike, që të marrin pjesë në këtë konferencë kaq të njohur.

Itshqip ashtu sikurse edhe viteve të kaluara, do të jetë sponsor medial edhe i konferencës për këtë vit dhe do të iu informojë për gjithçka rreth kësaj konference./itshqip.com/

Ndiqeni drejtpërdrejtë prezantimin e Samsung (Video)

galaxy s7

Ka kohë që kanë filluar diskutimet në lidhje me një telefon të ri nga Samsung. Por sot do ti vie fundi këtyre diskutimeve ngase kompania do të prezantojë telefonin më të ri.

Eventi i prezantimit do të fillojë në orën 19:00, dhe mund ta ndiqni drejtpërdrejt tek videoja në fund të këtij artikulli.

Duke i parë paraardhësit e këtij telefoni Galaxy S6 dhe S6 Edge, besojmë se edhe telefoni i ri do të jetë njëri ndër telefonat më të mirë të këtij viti.

Për të mësuar nëse vërtetë këto do të jenë pjesë përbërëse e këtij telefoni ju ftojmë që të ndiqni drejtpërdrejt eventin e prezantimit të këtij telefoni./itshqip.com

https://www.youtube.com/watch?v=8R5HN6oWdC4

Zyrtare: Ky është telefoni më i ri LG G5 (Foto-Video)

lgg5LG gjithmonë është gjendur disi në një pozitë të ndërlikuar edhe pse duke filluar që nga LG G2, gjithmonë ka lansuar telefona të mençur tepër të mirë, por pothuajse asnjëherë nuk ka arritur të lansojë telefon i cili ka arritur të jetë ndër 5 më të shiturit. Por duket se me telefonin e lansuar sot kësaj pozite të ndërlikuar i ka ardhur fundi, ngase sot LG ka lansuar LG G5, telefonin më ambicioz dhe më të mirë që kompania ka lansuar ndonjëherë.

Për të krijuar një eksperiencë më të mirë, LG G4 ka sjellur një telefon që është shumë i bukur dhe i përshtatshëm për përdoruesit.

LG G5 do të ketë ekran IPS Quantum me kualitet Quad HD dhe me madhësi prej 5.3-inqash. Për të ofruar një performancë të mahnitshme, LG ka zgjedhur procesorët nga Qualcomm, Snapdragon 820.
lgg53Nga mbrapa duket shumë më i thjeshtë se paraardhësit, LG G4 apo G3, ndërsa kësaj radhe LG ka vendosur që G5 të ketë korniza tërësisht metalike.
lgg52Si gjithmonë LG i ka kushtuar rëndësinë më të madhe kamerave, të cilat po thuajse gjithmonë i kanë bërë telefonat nga LG superior ndaj konkurrentëve. LG ka vendosur që nga mbrapa G5 të ketë dy kamera, një me kapacitet prej 8 MP dhe atë kryesore me kapacitet prej 16 MP.

Syri i njeriut në hapësirën që ka përpara mund të shoh prej 120 deri në 140 shkallë, telefonat nga konkurrentët e LG mund të përfshijnë hapësirë vetëm deri në 75 shkallë, ndërsa G5 me ndihmën e kamerës ekstra që ka vendosur mbrapa atë prej 8 MP mund të përfshijë hapësirën deri në 135 shkallë, pra më shumë se sa mund të shoh syri i njeriut, shkruan itshqip.com.

LG përveç procesorëve nga Qualcomm, Snapdragon 820, tek G5 ka vendosur 4GB LPDDR4 RAM për të ofruar performanca tepër të mira, ndërsa si sistem operativ ka zgjedhur versionin Marshmallow nga Android.
lgg54LG G5 për dallim nga paraardhësit do të jetë telefon modular, pra telefon që shumë lehtë mund t’i zëvendësohen apo shtohen pjesë, duke filluar nga bateria e cila për dallim nga paraardhësit tani nuk nxirret nga mbrapa.
lgg55Në bashkëpunim me disa kompani të tjera LG tek G5 ka sjell edhe dy pjesë modulare. Cam Plus është pjesa modulare e cila mund të shtohet tek LG dhe e cila përveç që ofron mundësi më të mëdha të përdorimit të kamerës, siç është zmadhimi (zoom), ofron edhe bateri shtesë deri në 4000 mAH, përmes së cilës telefoni do të ketë qëndrueshmëri tre herë më të lartë. Ndërsa Hi-Fi Plus DAC është pjesa tjetër modulare që ka sjell LG në bashkëpunim me Bang dhe Olufsen, e cila i është dedikuar tërësisht të a pasionuarve pas muzikës./itshqip.com

https://www.youtube.com/watch?v=anyW8UY9ELg

Ndiqeni drejtpërdrejtë prezantimin e LG G5 (Video)

LG-G5

Ka kohë që kanë filluar diskutimet në lidhje me një telefon të ri nga kompania Jug-Koreane, LG. Por sot do ti vie fundi këtyre diskutimeve ngase kompania do të prezantojë telefonin më të ri të quajtur LG G5.

Eventi i prezantimit do të fillojë në orën 14:00, dhe mund ta ndiqni drejtpërdrejt tek videoja në fund të këtij artikulli.

Duke i parë paraardhësit e këtij telefoni LG G4 dhe G3, besojmë se edhe LG G5 do të jetë njëri ndër telefonat më të mirë të këtij viti.

Për të mësuar nëse vërtetë këto do të jenë pjesë përbërëse e këtij telefoni ju ftojmë që të ndiqni drejtpërdrejt eventin e prezantimit të këtij telefoni./itshqip.com

https://www.youtube.com/watch?v=mSb4upgFq-I

Spitali amerikan dorëzohet para hakerëve, paguan mbi 15 mijë euro

spitali amerikan ransomware
Ransomware është një lloj virusi i krijuar nga hakerët, i cili kufizon qasjen në sistemin kompjuterik që ai infekton duke enkriptuar të gjithë skedarët dhe për dekriptimin e këtyre skedarëve hakerët kërkojnë një shpërblim në mënyrë që ata të japin kodet e dekriptimit.

Viktimë e këtij lloji të virusit, ka rënë edhe spitali amerikan “Hollywood Presbyterian” i cili ka disa ditë që është përballur me këtë lloj virusi i cili madje po thuajse e ka bërë tërësisht jofunksional këtë spital duke enkriptuar gjithçka në rrjetin kompjuterik të këtij spitali dhe për kodet e dekriptimit hakerët kanë kërkuar një shpërblim me Bitcoin.

ransomware

Spitali ka ditë që është munduar të zgjidhë këtë problem duke angazhuar ekspertë të informatikës nga më të njohurit në Amerikë por pa arritur sukses në këtë drejtim. Në fund si zgjidhja e duhur është parë dorëzimi para këtyre hakerëve duke ju paguar shpërblimin e kërkuar, shkruan itshqip.com.

Për të marrë kodet e dekriptimit, spitali ju ka paguar hakerëve si shpërblim 40 Bitcoins (mbi 15 mijë euro). Këtë e ka pohuar edhe pronari i spitalit Allen Stefanek, i cili ka thënë se ata kanë ardhur deri tek ky vendim pasi që e kanë parë si zgjidhjen e vetme.

Ndoshta për ndokënd duket si vendim i gabuar, por duke shikuar rastet e ngjashme të infektimeve me lloje të tilla të viruseve, duket se ky vendim ka qenë i duhuri.

Kohë më parë edhe FBI kishte sugjeruar se mënyra më e mirë për të larguar këtë problem është të paguhet shpërblimi i kërkuar nga hakerët. Viteve të kaluara shumë kompani të ndryshme që janë përballur më këto lloje të viruseve kanë paguar shpërblimin e kërkuar nga hakerët, madje në vitin 2013 edhe Departamenti i Policisë në Massachusetts ishte infektuar me ransomware, dhe për të marrë kodet e dekriptimit i kishte paguar hakerëve një shpërblim prej rreth 700 eurove./itshqip.com

Zyrtarizohet Microsoft Lumia 650

lumia 650

Microsoft sot zyrtarisht ka prezantuar modelin më të ri të telefonit të mençur Lumia 650, i cili ka kornizë metalike.

Lumia 650 është telefoni më i ri nga Microsoft, me ekran të ndjeshëm në prekje 5-inç, korniza metalike, peshon 122 dhe me gjerësi prej 6.9 mm.

lumia 650 650

Lumia 650 ka kamerën kryesore prej 8 megapikselë, 5 megapikselë e ka kamerën frontale ndërsa përdor procesorin 1.3GHz Snapdragon 212 me katër bërthama dhe ka 1GB RAM, shkruan itshqip.com.

Ky telefon do të ketë 16GB memorie të brendshme dhe hapësirën për kartelat MicroSD, 2 vende për SIM kartelë ndërsa do të përdor sistemin operativ Windows 10.

https://www.youtube.com/watch?v=15nAJorLmHY

Lumia 650 do të dal në shitje në tregun evropian që nga dita e enjte, ndërsa çmimi i tij do të jetë rreth 180 euro./itshqip.com