Kina bllokon qasjen në Gmail

Kina është duke bllokuar qasjen në shërbimin e famshëm Gmail nga Google, bazuar në disa të dhëna nga kjo e fundit si dhe në disa analiza nga Dyn Research....

Kina bllokon qasjen në Gmail

Kina është duke bllokuar qasjen në shërbimin e famshëm Gmail nga Google, bazuar në disa të dhëna nga kjo e fundit si dhe në disa analiza nga Dyn Research.

Trafiku ka rënë afër zeros, tregohet në raportin nga Google, që ofron informacione në kohë reale për përdorimin e shërbimit të tyre. Dyn Reasearch, një kompania që bënë hulumtime në internet, thotë që ka ndodhur një bllokim i IP-ve të shërbimit Gmail.

“Kina përdor mënyra të ndryshme për bllokimin e përmbajtjeve. Njëra prej mënyrave më të vrazhda është bllokimi i IP adresave, që bllokon të gjithë përmbajtjen e asaj që IP-ja përmban,” tha Earl Zmijewski, nënkryetari i Dyn Research, transmeton ITshqip.

Google dhe Kina kanë pasur që një kohë të gjatë marrdhënjet e komplikuar. Në fillim të këtij viti, Kina bllokoi qasjen në të gjitha shërbimet e Google-së deri më 25 Qershor. Një gjë e tillë ndodhi edhe më parë, kryesisht në vitin 2009 dhe 2012./itShqip

Categories
Lajme

Arsimi është autor në portalin ITshqip, ku shkruan rreth informatikës dhe zhvillimeve që ndodhin në fushën e teknologjisë. Është i përqendruar më shumë në industrinë e telefonave të mençur dhe sulmet që ndodhin në internet. Ndiqe në : Facebook | Twitter
No Comment

Leave a Reply

*

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

RELATED BY