Kina hedh poshtë akuzat për sulmin në Anthem

Kina ka hedhur poshtë akuzat se qëndronte prapa sulmit në kompaninë për sigurim shëndetësor, Anthem, të cilës iu vodhën 80 milionë informata personale të njerëzve që trajtoheshin tek kompania....

Kina hedh poshtë akuzat për sulmin në AnthemKina ka hedhur poshtë akuzat se qëndronte prapa sulmit në kompaninë për sigurim shëndetësor, Anthem, të cilës iu vodhën 80 milionë informata personale të njerëzve që trajtoheshin tek kompania.

Menjëherë pas sulmit, FBI ka filluar hulumtimet duke rezultuar se metoda e përdorur për hakim është e ngjashme me sulmet e mëparshme në të cilat është fajësuar Kina, ku kjo e fundit nuk shpreh fare interesim pasi që origjina e sulmit është e pa sigurtë.

Të enjtën, Anthem- kompania e dytë shëndetësore më e madhe në Amerikë zbuloi se ka qenë viktimë e një sulmi kibernetik shumë të sostifikuar në të cilin u vodhën 80 milionë të dhëna, shifër që në rast se konfirmohet, atëherë ky sulm do të jetë më i madhi që ka ndodhur ndonjëherë tek ndonjë kompani shëndetësore.

“Është e paarsyeshme të bëhet një akuzim pa pasur prova të mjaftueshme,” tha zëdhënësi i ministrit të jashtëm të Kinës gjatë një konference në Pekin, transmeton itShqip.com. Njëkohësisht, ai shtoi se është tepër vështirë të përcaktohet burimi i një aktiviteti të tillë, veçanërisht kur është kryer jashtë kufijve./itShqip

RELATED BY