Kina prezenton komjuterin më të fuqishëm në botë

Univerziteti nacional Kinez, për teknologji sigurie (NUDT) prezentoi komjuterin më të fuqishëm në bot i cili arrin 1.2 petaflopi, ose përpunim të mijra trilionë operacione në një sekondë, sipas...
Kina prezenton komjuterin më të fuqishëm në botë

Kina prezenton komjuterin më të fuqishëm në botë

Univerziteti nacional Kinez, për teknologji sigurie (NUDT) prezentoi komjuterin më të fuqishëm në bot i cili arrin 1.2 petaflopi, ose përpunim të mijra trilionë operacione në një sekondë, sipas Linpack benchmark-ut. Sipas Nvidia, kjo makinë ka arritur një rekordë prej 2.5 petaflopi, që do të thotë se TIanhe-1A(Milk Way), është 40% më i shpejt dhe më i fuqishëm se superkomjuteri i vitit të kaluar Jaguar, nga labarotoria nacionale Oak Rixh. Nëse bëni një krahasim për punën që kryen Tianhe-1A për  një dit, me një PC mesatarë dual-core, këtij të fundit do ti duhen 160 vite punë pa ndërpre, për te arritur punën e Tianhe-1A që bën për një ditë.

Tianhe-1A është vendosur në 100 zyra të cilat zënë një hapësirë prej 1000 metra katrorë, dhe e cila peshon rreth 155 tonë.

Makina e pabesueshme është specifike sepse përdorë 7000 chip të grafikës Nvidia, të cilat përdoren për video lojra në kombinim prej 14 000 procesorë standardë të kompanisë Intel. Chip-at e grafikës përdoren për procesim të shpejtë të llogarive të thjeshta, kurse ato Intel përdoren për operacionet matematikore më të ndërlikuara.

Superkompjuteri do të përdoret për hulumtime të ndryshme shkencore, të tilla si përpunim i të dhënave mbi parashikimeve të motit, për të zbuluar naftë, hulumtime bio-mjekësore, ose edhe për modelimin dhe dizajnin e ndonjë mjeti fluturues.

Sipas ekspertëve “Milk Way” tejkalonë makinat amerikane, dhe kështu demonstron kalimin e pushtetit për nga teknologjia nga perëndimi në lindje.

RELATED BY