Kingston sjell karta me shpejtësi dhe kapacitet të lartë

  Korporata amerikane, Kingston prezantoi kartat e reja SD dhe microSD të cilat ofrojnë shpejtësi jashtëzakonisht të madhe – Ultra High Speed. Këto karta kanë aftësi të lexojnë me...

Kingston sjell karta me shpejtësi dhe kapacitet të lartë

 

Korporata amerikane, Kingston prezantoi kartat e reja SD dhe microSD të cilat ofrojnë shpejtësi jashtëzakonisht të madhe – Ultra High Speed. Këto karta kanë aftësi të lexojnë me shpejtësi 90MB/s dhe të shkruajnë me shpejtësi 45MB/s për aq kohë sa pajisja që ndodhet karta mund të përballojë këtë transferim të dhënash.

Fatmirësisht, këto karta të reja memorie kanë mundësi të ruajnë të dhëna deri në 128GB për microSD dhe 256GB për SD karta. Kingston nuk ka publikuar detajet rreth çmimit dhe kohës së debutimit, por detajet e plota teknike së bashku me garancionin janë në dispozicion. Ndërkohë,Samsung, Toshiba dhe kompanitë e tjera të mëdha janë duke zhvilluar shumë shpejtë zgjerimin e megazinimit të të dhënave tek kartat. Ndoshta makinat fluturuse mund të jenë shumë larg, por shpejtësia e lartë tek memoriet është vërtetë shumë afër për të gjithë./itShqip

RELATED BY