Kino.to – Mbyllet Stream faqja me e madhe gjermane.

Kino.to, ka qenë një ndër faqet më të njohura për streaming, dhe disa vite ka qenë portali për filma stream si qendër i të gjith filmave të vjedhur nga...

Kino.to, ka qenë një ndër faqet më të njohura për streaming, dhe disa vite ka qenë portali për filma stream si qendër i të gjith filmave të vjedhur nga kinematë.
Në këtë portal mundësohej shikimi i çdo filmi që ishte publikuar në kinematë botërore, pa paguar diqka ose pa fituar krijuesit e filmave ndonjë cent nga ky shërbim. Tani policia Gjermane i ka dhënë fund këtij portali.
Tash më çdo kush që kyqet në domenin kino.to në vend të filmave më të reja nga Hollyëood-i do të marr një mesazh të cilin policia e ka lënë në index të tyre që lajmëron se faqja është mbyllur.
Faqja tashmë është mbyllur dhe disa prej krijuesve dhe administratorëve të saj janë burgosur.
Policia njoftoi që mbajtësit e kësaj faqe kanë fituar qdo vit një shumë prej 7 numrave nëpër kontot e tyre vetem nga reklamat qe dispononte kjo faqe. Hetimi është bërë nga expert kompjuterash nga policia një kohë të gjatë, në mënyrë që të ndërpritet ky shërbim, që për industrin e filmave ishte një sabutazh i madh.

 

Ky artikull është dërguar përmes formës që ndodhet tek forumi. Autori i këtij teksti është Dardan Beqaj.

RELATED BY