Komisioni Europian paraqiti videon e parë për përparsit e “Internetit të Gjërave”

Komisioni Europian pret që deri në vitin 2020 të ketë mbi 50 milijardë paisje të lidhura në internet dhe që të ofrojnë shërbime të ndryshme për qytetarët përmes aplikacioneve...

Komisioni Europian pret që deri në vitin 2020 të ketë mbi 50 milijardë paisje të lidhura në internet dhe që të ofrojnë shërbime të ndryshme për qytetarët përmes aplikacioneve të zgjuara dhe shërbime.

Gjëja themelore tek “Interneti i Gjërave” është lidhja e paisjeve të ndryshme me RFID tags, të cilët janë më të zgjuar se barkodet e zakonshëm. Përmes këtyre do të mundësohet që paisjet, nga automjetet e deri tek tosterët, por edhe lopët, të komunikojn mes vete, ose të shpërndajnë informacione dhe të dhëna që do të mund të ndjeken përmes internetit, dhe të kenë atë mundësi të kontrollohen me komanda bazë, të paktën si për fillim.

Video e parë nga EU, është e dedikuar për edukim dhe për ti frymëzuar programerët që të përdorin teknologjin, në video shpjegohet gjithashtu se çfar përparsi kanë studentët nga interneti i gjërave./itshqip

VIDEO:

RELATED BY