Kompania londineze do të ndërtoj shtëpi për të pastrehët me 3D printer

Një nga teknologjitë të cilat ishin në fokusin e vitit 2014 padyshim ishte edhe 3D printimi, dhe aplikimi i saj në fusha të veçanta. Pas shtypjes së parë të...

3d-shtepi

Një nga teknologjitë të cilat ishin në fokusin e vitit 2014 padyshim ishte edhe 3D printimi, dhe aplikimi i saj në fusha të veçanta. Pas shtypjes së parë të shtëpisë 3D në Amsterdam, kompania Londineze CNSTRCTN filloi projektin e saj me të cilën do të ndërtojë shtëpi për qëllime bamirësie për njerëzit e pastrehë.

“Ndërtimi i shtëpive pëmes 3D printerave do të përshpejtojë procesin e ndërtimit. Eshtë dëshmuar se mund të ndërtohet shtëpi vetëm për një ditë.”, thotë Fabian Jean-Baptiste, nga CNSTRCTN për Fast Company, transmeton ItShqip.com.

Projekti i z.Jean-Baptiste ishte shfaqur në Kickstarter ku u përpoqën që të mbledhin 500.000 funtat e nevojshme për të krijuar printerin e madh 3D me të cilin do ti ndërtonin shtëpitë.

Krahas shtëpive të lira për të pastrehët, teknologjia vjen edhe me një mori tjera të përfitimeve, e ajo është përdorimi i materialeve lokale ose betonin e rikultivuar si dhe çiment, duke e bërë atë më optimale për mjedisin, thotë z.Jean-Baptiste transmeton Itshqip.Com.

“Plani ynë është që të jemi pjesë e revulucionit me të cilën do të ndryshohet mënyra e tërë e ndërtimit, njëkohësisht duke ndryshuar edhe gjithë industrinë e ndërtimtarisë.”

Nëse e gjithë kjo ju tingllonë pak sa e pabesueshmë, megjithatë si duket keni harruar se më herët në Stacionin Ndërkombëtar Hapsinorë ishtë “dërguar” mjeti i parë nga Toka, por edhe planet e përdorimit të 3D-Printerave për krijimin e kolonive të para në Hapësirën./itshqip.com

RELATED BY