Kompjuteri K është më i fuqishëm se 5 superkomjuterët në botë së bashku!

K Computer, sipas “kei” që në gjuhën japoneze do të thotë 10^16 (10 kvadrilion), më sakt numrin e llogaritjeve të cilat makina mund ti llogaritë, është superkompjuteri më i...

K Computer, sipas “kei” që në gjuhën japoneze do të thotë 10^16 (10 kvadrilion), më sakt numrin e llogaritjeve të cilat makina mund ti llogaritë, është superkompjuteri më i shpejtë në botë. Superkompjuteri japonez është bërë nga kopmania Fujitsu Co., dhe ëshë i dedikuar për Institutin Japonez për hulumtime kimike dhe fizike që do të përfundojë në vitin 2012.

Tek K Computer janë investuar 1.25 milijardë dollarë dhe do të përdoret për probleme komplekse për të përcaktuar ndryshimet e motit dhe ato klimatike. Superkompjuteri është me një fuqi të pabesueshme, dhe mund të kryen 8 kvadrilion llogaritje në sekondë(8 petaflopi), e cila është tri herë më e madhe se kompjuteri i dytë më i shpejtë në botë, ai knez Tianhe-1A.

K Computer është i përbërë nga 68.544 SPARC64 Vlllfx procesorë, secili me nga 8 bërthama, me gjithsej 548.352 bërthama. Kjo është dy herë më shum se çdo sistem në TOP500 listën e superkompjuterëve.Sistemi nuk përdorë procesor grafik, siç përdorin superkompjuterët tjerë. Gjithashtu, K Computer është në listën e sistemeve ekonomike./itshqip

RELATED BY