Komuniteti nga Reddit interviston Salman Khan, themeluesin e Khan Academy

Khan Academy tani ka mbi 4 milion përdorues në muaj dhe mbi 2.700 video eduktative, zbulon themeluesi i Khan Academy, Salman Khan, në një sesion argëtues me “pyetje &...

Khan Academy tani ka mbi 4 milion përdorues në muaj dhe mbi 2.700 video eduktative, zbulon themeluesi i Khan Academy, Salman Khan, në një sesion argëtues me “pyetje & përgjigje” nga përdoruesit e Reddit.

Përveç lëvdatave klasike nga njerëz të cilën më në fund kaluan provimet e tyre nga lëndët e vështira në fakultet ose prindërit të cilët më në fund detyruan fëmijët e tyre të mësojn, falë videove të Khan Academy, kishte dhe disa momente interesante dhe të papritura në një intervistë online me komunitetin, ku kaluan mbi 3.000 komente, pyetje dhe përgjigje.

Një nga përdoruesit parashtoi një pyetje “Kur planifikoni të krijoni video për tema më të përparuara të tilla si mekanika kuantike, matekatika e avancuar, teoria e përgjithshme e relativitetit e të ngjajshme?” Në këtë pyetje, z.Khan dha fjalën se definitivisht ai vet ose ndonjë ekspert në këtë fushë do të krijoj video së shpejti. Më pas, çuditërisht, në bisedë ndërlidhet personalisht Michael Nielsen, një nga pionerët e llogaritjes kuantike dhe ofrohet për të ndihmuar në krijimin e videove.

Khan Academy është një organizatë e cila bëri bum me videot e saja edukative nga matematika, informatika, biologjia, fizika., kimia, ekonomia, historia etj… Me një gjuhë shum të thjesht, dhe e gjith kjo falas, akademia ofron një formë të re të edukimit e cila dalë ngadal po pranohet në të gjitha institucionet arsimore në mbarë botën.

E gjith kjo ide filloi kur Salman Khan filloi të krijonte video të shkurtëra për të mësuar nipërit e tij në shtëpi. Pasi kishte vërejtur se kjo metodë është shum efektive, sepse vetë nxënësi përcaktojn ritmin e punës dhe ka opsione për pauzë të ligjeratës ose të rikthehet mbrapa, përdallim nga ligjeratat klasike fytyrë më fytyrë, ai kishte themeluar Khan Academy më vitin 2006. Akademija tashmë ka mbi 4 milionë përdorues në muaj, me mbi 2.700 video edukative.

Në këtë intervistë në Reddit, z.Khan ndau një histori të vërtet për një përdorues 15 vjeçar i cili po në këtë moshë ishte bërë një narkoman, dhe ishte përjashtuar nga shkolla përshkak të incidenteve që kishte bërë në të, dhe asesi ti shkojë mbar puna në shkollë. Vitin e ardhshëm kishte ardhur koha e provimit final sipas së cilës përcaktohet nëse nxënësi ka të drejt për të studiuar ose jo, ai kishte zbuluar Khan Academu dhe aq shum ishte friguar për të ardhmën e tij sa që kishte kaluar nga 6 orë në ditë duke shikuar video në këtë faqe. Pothuajse e pabesueshme, ky person kishte arritur aq rezultate të mira sa që ishte regjistruar në një ndër fakultetet më të mira në Australi.

Për tu regjistruar në akademi, shkoni në këtë faqe http://www.khanacademy.org ./itshqip

RELATED BY