Konvertoni Flash në HTML 5 vetëm me një klik?

Adobe njoftoi se do të ndalojë të punoj tek verzioni mobil Flash, duke hequr dorë nga lufta me HTML 5. Puna e mirë është se Google është këtu për...

Adobe njoftoi se do të ndalojë të punoj tek verzioni mobil Flash, duke hequr dorë nga lufta me HTML 5. Puna e mirë është se Google është këtu për ti ndihmuar zhvilluesit të cilët punojnë në Flash. Në korrik, Google paraqiti një mjet softuerik i cili konverton nga Flash .SWF dokumentet në HTML5 kod. Bëhet fjalë për mjetin e quajtur Swiffy, i cili deri më tani ishte vetëm si shtojcë tek mjetet prrofesionale Adobe Flash.

Sipas një inxhinieri softuerik nga Google, Esteban de la Canal, qëllimi i Swiffy është që t’ju mundësojë zhvilluesve të vazhdojn të përdorin Flash-in si platform, madje edhe kur krijojnë animacione për platforma të cilat nuk mbështesin Flash. Swiffy shtojca për Flash e përshpejton punën, kshtu që vetëm me një klik ju mundëson zhvilluesve të konvertojnë animacione në HTML5.

Shtojca e shfrytëzon mjetin Swiffy si ueb shërbim për qasje në konvertimet e fundit. Puna e mirë me këtë shtojcë është se përdoruesit nuk kan nevoj të marrin çdo verzion të pluginit. Gjithashtu edhe pse shtojca shfrytëzon serverët e Google-s për të konvertuar, rezultatet nga konvertimi shfaqet në interfejsin e përdoruesit në mjetin profesional Flash. Shtojca mund të shkarkohet nga faqja zyrtare e Google Swiffy./itshqip

RELATED BY