Koreja Jugore ka internetin më të shpejtë në botë

Shpejtësia kabllore rreth botës është rritur për 20% vit pas viti, ndërkohë që trafiku i të dhënave mobile është rritur për 54% vetëm brenda vitit të kaluar, raporton Akamai,...

Koreja Veriore ka rrjetin më të shpejtë në botë

Shpejtësia kabllore rreth botës është rritur për 20% vit pas viti, ndërkohë që trafiku i të dhënave mobile është rritur për 54% vetëm brenda vitit të kaluar, raporton Akamai, një ofrues interneti me bazë në Shtetet e Bashkuara.

Akamai ka publikuar një raport me shifrat e fundit të internetit, që zbulojnë se viteve të kaluar shpejtësia mesatare e internetit është rritur në 132 vende. Koreja Jugore vazhdon ende të mburret me lidhjen më të shpejtë në botë me një shpejtësi mesatare prej 22.2 Mbps. Më pas, Hong Kong-u ndiqet nga Japonia me një shpejtësi të internetit prej 16.8 Mbps përkatësisht 15.2 Mbps. Suedia qëndron në pozitën e katërt me shpejtësi prej 14.6 Mbps, e ndjekur nga Zvicra me shpejtësi 14.5 Mpbs.

Koreja Veriore ka internetin më të shpejtë në botë

Në përgjithësi, shpejtësia mesatare e internetit u rrit në mënyrë formale nga 0.7 Mbps në 4.5 Mbps, transmeton itShqip.com. Pavarësisht avancimit, sipas një hulumtimi që është bërë kohëve të fundit, 4.4 miliardë njerëz në të gjithë botën mbetën ende të pa konektuar në botën virtuale, gjë që tregon se duhet punuar shumë në këtë drejtim duke rritur infrastrukturën globale për internet./ITshqip/

RELATED BY