Kosova njihet si shtet nga Facebook

Edhe pse në aspekt diplomatik Kosova është duke hasur në ngecje për njohje nga shtete të reja, vendi ynë ka përfituar një njohje të re dhe atë nga një...

Edhe pse në aspekt diplomatik Kosova është duke hasur në ngecje për njohje nga shtete të reja, vendi ynë ka përfituar një njohje të re dhe atë nga një faqe gjigante që mund të quhet shtet në vete, e që është Facebook. Kërkesat për njohje të shtetit tonë në kuadër të rrjetit social më të popullarizuar në botë janë bërë vazhdimisht me anë të formave të ndryshme dhe kërkesave të shumta, por tani më në fund të gjithë përdoruesit që kanë vendosur qytetin e tyre si Prishtina, mund të shohin përkrahë tij emrin e Kosovës dhe jo të Bosnje e Hercegovinës që ishte deri më tani.

Pas disa rifreskimeve në sistemin e saj, një prej faqeve më të vizituara në Kosovë, Facebook vendosi që shteti i Prishtinës të mos jetë më Bosnje e Hercegovina por vet Kosova. Pavarësisht se nuk ka pasur sqarime deri më sot pse Prishtina është vendosur si kryeqytet i Bosnjës, mund të thuhet se mund t’i mbyllim sytë në këtë pikë dhe të gëzohemi me faktin që vendit tonë iu shtua edhe një njohje tjetër.

“Në njëfarë mënyre, është domethënëse dhe simbolike. Mendoj se është një fitore e vogël për një luftë të madhe – ta quajmë luftë – për t’i ndryshuar të gjitha ueb-faqet në Internet”, ka thënë Fisnik Ismaili, drejtor kreativ i agjencisë së reklamave “Olgilvy Kosovo”, në një intervistë për “Deutsche Welle”.

RELATED BY