Kosovarët pa Facebook!

Si duket Kosovarët kanë probleme me rrjetin social Facebook, i cili nuk hapet fare tek disa përdorues Kosovarë. Ata kanë raportuar se Facebooku nuk hapet dhe ju shfaqen mesazhe...


Si duket Kosovarët kanë probleme me rrjetin social Facebook, i cili nuk hapet fare tek disa përdorues Kosovarë.

Ata kanë raportuar se Facebooku nuk hapet dhe ju shfaqen mesazhe të ndryshme si, “Oops! Page Not Found. Sorry, the page you were looking for could not be found.” Ky është mesazhi më i shpeshtë që ata e kanë lexuar kur kanë shtypur ueb adresën www.facebook.com.

Ata gjithashtu kanë treguar se shkaku i mos hapjes së Facebookut mund të jetë edhe operatori i tyre i internetit. Dhe shumica e atyre që nuk ju hapet edhe sot Facebooku janë përdoruesit e PTK-së, të cilët kanë kontaktuar më personat kompetent në zyrat e PTK-së, dhe ata janë përgjigjur “Kemi disa probleme, së shpejti do ti rregullojmë.”

Shpresojmë që ky problem të rregullohet dhe përdoruesit e PTK-së të kthehen në aktivitetet e tyre. Për më shumë rreth këtij problemi mund të shikoni këtu dhe këtu./itshqip

RELATED BY