Krijoni Institutin tuaj përsonal për parashikimin e motit.

Ky mësimë është i pari në gjuhën shqipe dhe i vetmi, ku tregohet se si ta parashikoni motin tuaj dhe ta bëni vetën një institut për parashikimin e motit,ku...

Ky mësimë është i pari në gjuhën shqipe dhe i vetmi, ku tregohet se si ta parashikoni motin tuaj dhe ta bëni vetën një institut për parashikimin e motit,ku përmes disa paisjeve elementare por nomalisht të kushtueshme ju bëni parashikimin e motit,temperaturen,erërat,vransirat e shumë gjera tjera.

Ndoshta ju duket e paarritshme por tani do të ju tregoj se deri ku arrin teknologjia,që këtë teknologji professionale e gjeni vetëm në ITSHQIP.COM

Juve ju nevoiten këto paisje :

  • Kompjuteri Juaj

  • Konektimi me Internet

  • Një hekur mbajtës dhe që nuk është i lëvizshëm

  • Duhet të regjistroheni për dërgimin e informatave për motin tuaj lokal

  • ÇMIMI: Weather station $120–400; CWOP and Weather Underground, registrations, free

Kjo metodë është për parashikimin e motit lokal,dhe jo gjith përfshirës p.sh edhe vendeve tjera !

Për ta bër kompjuterin tuaj një institut për parashikimin e motit ju duhet përafërsisht 2 orë punë për ta konfiguruar,konektuar dhe instaluar paisjen adekuate për parashikimin e motit.

Ekzistojn pasije të ndryshme të cilat janë të ndryshme ndaj çmimeve dhe kualitetit,si p.sh Davis Instruments (www.davisnet.com), La Crosse Technology (www.lacrossetechnology.com), Oregon Scientif (www.oregonscientific.com).

Si fillim ju kisha rekomanduar 1-Wire Weather Instrument Kit V3.0 nga AAG Electronica (www.aagelectronica.com) që ka çmimin rreth 120$.

Sigurohuni mirë para fillimit të punës

Para se ti ja filloni konfigurimit dhe instalimit të paisjes,ju duhet të shikoni kompjuterin tuaj se a është në rregull,ta siguroni mirë internetin dhe ti bëni gati paisjet e nevojshme për konfigurim dhe instalim.

Fillo instalimin

Instaloni aplikacionin me anë të cd-es e cila ju ka ardhur me paisjen weather station,po ashtu me antenen weather station ju vie edhe një adapter dhe një kabllo,ndërsa ju bëni lidhjen e tyre me PC dhe testoni !

Përderi sa ju del dritarja me paraqitjen e procesit të më poshtëm në foto

Përgaditja e kabllove për konektim

Pasi që gjithçka ishte në rregull,tani vazhdojmë me konektimin e kabllove lidhëse mes PC dhe Weather Station.

Ky stacion MOTI AAG përdor kabllo RJ-11,që do të thot se lidhja mes tij dhe kompjuterit tuaj bëhët përmes kabllove telefonike.

Këtë lloj kabllo mund të gjeni në ndonjë lokal ku frojnë shërbime për IT.Por mund të bëni lidhjen edhe ju nëse jeni të aftë dhe keni dijeni rreth saj,duke marrur dy konektor dhe lidhni telat në konektor.

INSTALIMI I STACIONIT PËR PARASHIKIMIN E MOTIT

Stacioni i motit AAG duhet të vendoset rreth 16 metra mbi tokë,në mënyrë që erërat të jenë më të vërejtura dhe parashikimi të jetë sa më i sakt.AAG duhet të jet në një vend të pa luhatshëm edhe ndaj erërave të forta,unë jua rekomandoj të vëndoset në antenat e shtëpive tuaja apo ne ndonjë shtyll tjetër që nuk ka luhatje.

Pasi ta keni montuar mirë,atëherë hapni programin AAG ELECTRONICA dhe shikoni motin.

Dhe pasi ta keni bër lidhjen me PC,me programin programit AAG ELECTRONICA që keni instaluar më herët përmes CD,ju tani mund ta shikoni motin lokal përmes ati programi,pra aty ju paraqiten erërat,temperature etj.
Kjo ishte si fillim në mënyrë që ju të keni dijeni elementare rreth disa gjërave që janë më të thella në IT,si në rastin e tanishëm.

 

Ky artikull është dërguar përmes formës që ndodhet tek forumi. Autori i këtij teksti është  TheScr3aM.

RELATED BY