Kujdes nga virusi i ri në Facebook “Chuck Norris ka vdekur”?

Shumherë janë shfrytëzuar viktima të ndryshme në Facebook, duke i përdorur emrat e yjeve të njohur nëpër botë për të vjedhur llogaritë e përdoruesve të Facebook dhe për infektimin...


Shumherë janë shfrytëzuar viktima të ndryshme në Facebook, duke i përdorur emrat e yjeve të njohur nëpër botë për të vjedhur llogaritë e përdoruesve të Facebook dhe për infektimin e kompjuterëve të tyre me viruse.

Këtë herë, si objektiv është zgjedhur aktori i njohur komik, Chuck Norris, dhe kushdo që klikon në Facebook mbi lidhjen me titull “Chuck Norris dies at age 71! Not a Joke.” ka mundësi të infektoj kompjuterin e vet me virus.

Kjo lidhje ka edhe përshkrimin e vet, ku shfaq një video kinse se si ka vdekur Chuck Norris-i. Pas klikimit të lidhjes nga ju kërkohet që të shpërndani këtë lajm me miqtë tuaj në Facebook, e pastaj edhe një formë regjistrimi për kinse një shërbim me pagesë në celularët tuaj.

Kujdes: Mos klikoni në çdo lidhje që e shpërndajnë miqtë tuaj. Sa herë që shihni diçka të dyshimtë, kërkoni pak në internet rreth asaj dhe konfirmoni se a është e vërtetë apo lidhje e rrezikshme./itshqip

RELATED BY