Kur nuk mund ti fitoni, atëhere ofroni atyre një kopje legale

Krijuesi i softuerit të popullarizuar Malwarebytes vendosi që në një mënyrë më kreative të luftojë me piratët. Të gjithë shfrytëzuesit të cilët në çfarëdo lloj mënyre kanë ardhur deri...

malwarebytes-anti-malwareKrijuesi i softuerit të popullarizuar Malwarebytes vendosi që në një mënyrë më kreative të luftojë me piratët. Të gjithë shfrytëzuesit të cilët në çfarëdo lloj mënyre kanë ardhur deri tek çelsi premium për aktivizim e këtij softueri, pa dallim nëse e ka fituar përmes ndonjë mashtrimi ose e kanë gjetur atë në ndonjë faqe “warez”, do të fitojnë nga një çelës ose kopje legale të cilën do të mund ta përdorin në 12 muajt e ardhshëm transmeton ItShqip.

Çelësi do të hap verzionin premium të këtij antivirusi, ndërsa kompania shpreson që pas periudhës së “testimit” përdoruesit do të shohim që për këtë aplikacion ja vlen të harxhohen parat e tyre, dhe ta paguajnë disa dollarë në vitë për ta blerë në mënyrë legale. Nëse përdoruesit vazhdojnë ta piratojnë këtë antivirus, Malwarebytes gjithsesi nuk do të humbasë asgjë./itshqip

 

RELATED BY