Kush është Tim Kuk, njeriu i cili vjen në postin e Stiv Jobs?

Timoti Kuk(50) është njeriu i cili duhet të vazhdojë vizionin e njërit nga menaxherët më të mirë në botë Stiv Jobs, i cili dha dorëheqja nga posti drejtor në...

Timoti Kuk(50) është njeriu i cili duhet të vazhdojë vizionin e njërit nga menaxherët më të mirë në botë Stiv Jobs, i cili dha dorëheqja nga posti drejtor në kompaninë Apple. Por kush është Tim?

Ai u rrit në Alabama, i biri i një bariu. Ndryshe nga z.Jobs ky kishte diplomuar në univerzitetin për Inixhinieri Industriale në Auburn(B.S. degree) në vitin 1982 dhe kishte vazhduar studimet postdiplomike në Duke University’s Fuqua Shcool of Business(M.B.A) në vitin 1988.

Kariera e tij e deritanishme është mbreselënëse dhe ishte në pozita të ndryshme drejtuese në disa kompani. Para se të kalojë në Apple me ftesë nga Jobs, gjashtë muaj kishte punuar në kompaninë “Compaq” në sektorin e korporatës. Më herët, kishte kaluar 12 vite në “IBM” si drejtor për Amerikën e Veriut dhe si drejtor operativ. Një periudhë ishte edhe në bordin e drejtorëve të kompanisë “Nike”. Në periudhën kur Jobs e kishte ftuar në Apple në vitin 1998, ai është dashur të bëhet drejtoir i “Compaq Computer Corp”.

Kuk në pozitën drejtor ekzekutiv i Apple është që nga 24 gusht pas vendimit të bordit të drejtorëve. Në tetë vitet e fundit ai disa herë ishte në këtë pozitë: dy muaj në vitin 2004, kur Jobs ishte në operim nga kanceri në pankreas, në vitin 2009 një periudhë prej 7 muajve derisa Jobs kishte edhe një operim dhe në janarë të këtij viti.

Në Apple kur nuk e zëvendësonte Jobs-in, ishte i obliguar për porositjet, prodhimin dhe gjëra tjera operative.

Nuk është showman sikur Jobs

Kuk nuk është showman sikur Jobs, mirpo njerëzit që e njohin atë e quajnë “gjeni operativ” i përgjegjshëm për sistemin për porosit dhe transformimin e kompanisë në një nga prodhuesit më efikas deri më sot.Një adhurues i madh i Tajger dhe një fanatik fitnesi i cili shum shpesh përmend Lens Armstrong, raportoi “Wall street journall” në prezantimin e Kuk./itshqip

 

RELATED BY