Lansohet tableti ViewSonic ViewPad e70

Muajt e fundit po shihet një rritje e madhe e pajisjeve me Android, e ky sistem operativ nuk u anashkalua edhe në CES 2012. ViewSonic prezantoi markën...

[CES 2012] Muajt e fundit po shihet një rritje e madhe e pajisjeve me Android, e ky sistem operativ nuk u anashkalua edhe në CES 2012. ViewSonic prezantoi markën e re të tabletëve me Android 4.0 Ice Cream Sandwich.

Tableti i ri quhet ViewPad e70, ka një ekran 7 inç (800 x 480), i ndjeshëm në prekje, një procesor 1GHz dhe siç e përmendëm me lartë, do të drejtohet nga versioni i fundit i Android.

Karakteristika tjera përfshijnë edhe microSD card slot, port microHDMI, 4GB magazinë. Ky tablet pritet të shitet rreth 169 dollarë, diku brenda muajve të ardhshëm. Shikoni një video demonstrim të ViewPad e70./itshqip

RELATED BY