Laptop te ri nga Eurocom

Eurocom do hedh ne treg laptopa të rinjë për ata që luajn lojëra dhe janë gjithmonë në lëvizje. Nëse jeni i apasionuar pas lojrave kompjuterike dhe jeni gjithmonë në...

Eurocom do hedh ne treg laptopa të rinjë për ata që luajn lojëra dhe janë gjithmonë në lëvizje. Nëse jeni i apasionuar pas lojrave kompjuterike dhe jeni gjithmonë në lëvizje atëherë këta laptopa janë ideal për juve. Eurocom do hedh ne treg tri lloje laptopësh për lojra, me kartela grafike Nvidia GeForce GTX 480 dhe që të tre laptopët janë emëruar me emra kafshësh: Cheetah (Gatopard), Panther (Panterë) dhe Leopard.

Madhësia e këtyre laptopëve do të jetë e ndryshme. Gatopard dhe Panterë do të kenë ekran me madhësi prej 17 inçash ndërsa Leopard do ketë ekran me madhësi prej 18.4 inçash. Pasi që të tre laptopët do kenë Nvidia GeForce GTX 480 atëherë këta laptop janë ideal për të gjitha lojërat.

GeForce GTX 480 përkrahë DirectX 11, që ju mundëson të luani lojërat më të fundit dhe atë me kualitet shumë të lartë. Do të kenë pllaka amë  Intel PM55, kapacitet te memories deri në 8 GB, dhe hardisk me kapacitet deri në 2 TB. Laptopët do të kenë të instaluar sistemin operativ Windows 7.

RELATED BY