Largohen më shum se 50 aplikacione malicioze nga tregu i Android.

Largohen më shum se 50 aplikacione nga tregu i Android ku janë gjetur softuerë maliciozë. Softueri maliciozë është “futur” në aplikacione legjitime si lojra të cilat më parë ishin...

Largohen më shum se 50 aplikacione nga tregu i Android ku janë gjetur softuerë maliciozë. Softueri maliciozë është “futur” në aplikacione legjitime si lojra të cilat më parë ishin në treg. Për fat të keq të përdoruesve, këto aplikacione janë shkarkuar më shum se 200.000 herë, por Google shpejt ka reaguar, dhe tani aplikacionet janë larguar nga tregu.

Emri i virusit i gjetur në këto aplikacione është Droid Dream. Pasi të instalohet ky virus, i dërgon të dhënat personale në server, si për shembull, numrin e vetëm të identifikimit. Gjithashtu kontrollon nëse më herët telefoni është infektuar, nëse jo, atëherë shfrytëzon mjetet të cilat i janë dhënë për të mundësuar qasje deri tek telefoni. Verzioni i fundit i Android është imunë i këtij virusi për fat të mirë të përdorusit që kanë bërë upgrade.

Edhe pse Google shum shpejt kishin reaguar me largimin e aplikacioneve, këto nuk ishin vetë ato të cilët kishin zbuluar problemin. Aplikacionet malicioze fillimisht i kishte zbuluar një Reddit përdorues me emrin Iopolo, duke vërejtur kështu se “21 aplikacione shum të njohura dhe falas në treg janë vjedhur, i ju është futur virusi dhe përsëri janë publikuar”. Ai këtë e kishte zbuluar duke shkarkuar të dy verzionet për një lojë të caktuar për kitarë.

Google përveq që i larguan këto aplikacione të infektuara, suspenduan edhe tre llogaritë e kreatorit. Ende janë duke u bërë hetime para se të publikohet ndonje deklaratë zyrtare nga ta.

Disa nga aplikacionet e infektuara janë: Falling Down, Super Guitar Solo, Chess, Photo Editor, Super History Eraser, Hot Sexy Videos, Falling Ball Dodge, Dice Roller, Funny Paint, Spider Man, dhe tjera, një listë të plotë mund të shikoni nga këtu.

Këshillë për paisjet e infektuara është që të provojnë të reinstalojnë sistemin operativ, ose nësë mund të zëvendësojnë paisjen që posedojnë.

Android është duke u bërë  shënjestër tash më shum e shpeshtë për kreatorët e softuerëve maliciozë, e cila është tash më platforma më e kërkuar në SHBA, kurse shum shpejt po ndjeket kjo gjë edhe nëpër vendet tjera të botës./itshqip.com

RELATED BY