Largoni reklamat (ADS) ne Android

Shpesh herë kur instalojmë ndonjë aplikacion, apo ndonjë lojë atëherë sigurisht që pothuajse 95% të atyre që janë falas (Free) i kanë të vendosura Reklamat, dhe sigurisht që këto...

stop-the-ads-on-android

Shpesh herë kur instalojmë ndonjë aplikacion, apo ndonjë lojë atëherë sigurisht që pothuajse 95% të atyre që janë falas (Free) i kanë të vendosura Reklamat, dhe sigurisht që këto reklama ju bezdisin.

Në këtë tutorial ju do të mësoni këto gjëra:
-Si ta shkarkoni AdBlock Plus për Android
-Si ta Instaloni
-Si ta konfiguroni

******

Hapi i parë: Shkarkimi i AdBlock Plus për Android

1.1) E hapim Shfletuesin (Browserin) dhe e shkruajmë këtë address www.AdBlockPlus.org
Screenshot_2015-01-09-18-26-25

1.2) Pasi të hapet uebfaqja klikoni në butonin Install for Android
Screenshot_2015-01-09-18-26-39

1.3) Më pas ju do të ridrejtoheni tek faqja ku duhet ta shkarkoni AdBlock Plus, klikoni butonin Download
Screenshot_2015-01-09-18-27-07

1.4) Më pas do të ju pyet se a jeni të sigurt që do ta shkarkoni këtë fajll dhe ju sigurisht klikoni OK
Screenshot_2015-01-09-18-27-13

1.5) Më pas ju do të shihni se fajlli .apk është shkarkuar plotësisht.
Screenshot_2015-01-09-18-27-28

1.6) Ky fajll nuk është shkarkuar nga Google PlayStore kështu që në duhet t’i lejojm Unknown Sources për ta instaluar këtë program, si bëhet kjo shikoni në vazhdim.
1.6.1) Klikojm Apps
1.6.2) Klikojm Settings
1.6.3) Klikojm Security
1.6.4) Tek Unknown Sources ja bëjm me shenjën tick
Screenshot_2015-01-09-18-56-35

 

******

Hapi i dytë: Instalimi i AdBlock Plus

2.1) Pasi që programi u shkarkua, ne duhet ta instalojm atë, klikojm Apps > My Files > Downloads dhe aty është AdBlock Plus, klikojm në të.
Screenshot_2015-01-09-18-27-43

2.2) Do të na pyes se si ta instalojmë përmes Package Installer apo Verify and installer
Screenshot_2015-01-09-18-27-49

2.3) Mirpo pasi qe fajlli nuk është shkarkuar nga Google Playstore, atëherë e zgjedhim Verify and Install
Screenshot_2015-01-09-18-27-54

2.4) Do të na tregoj se çfarë aksecesh do të merr në telefonin tuaj, klikojm Install
Screenshot_2015-01-09-18-28-00

2.5) Programi është duke u instaluar…
Screenshot_2015-01-09-18-28-04

 

2.6) Instalimi përfundoj, dhe klikojm Open
Screenshot_2015-01-09-18-28-11

2.7) Më pas do të hapet programi AdBlock Plus
Screenshot_2015-01-09-18-28-38

 

******

Hapi i tretë: Konfigurimi i AdBlock Plus në një rrjetë të caktuar (router)

3.1) Pasi që është hapur programi AdBlock Plus, klikojm në butonin Configure
Screenshot_2015-01-09-18-28-38

3.2) Më pas do të na hapet një tabelë e cila do të na tregoj të dhënat që duhet t’i vendosim në një rrjetë të caktuar, klikojm Open Wireless Settings. 
Screenshot_2015-01-09-18-28-47

3.3) Më pas do të na hapet lista ku i kemi Wifit e listuara, ju zgjedhni se në cilin rrjetë dëshironi t’i ndaloni reklamat, klikoni mbi të dhe mbani shtypur deri sa hapet tabela si në foto më poshtë, dhe më pas klikojm Modify Network Config
Screenshot_2015-01-09-18-29-01

3.4) Klikojm tek Show Advanced Option (e bejm me shenjën Tick)
Screenshot_2015-01-09-18-29-11

3.4) Tek Proxy Settings e zgjedhim Manual, tek Proxy Hostname e shkruajm localhost dhe tek Proxy Port i shkruajm këta numra 2020
Screenshot_2015-01-09-18-30-20

3.5) Kthehemi prap lartë dhe e shkruajm passwordin e Wifit dhe klikojm Save 

VËREJTE: Reklamat do të ndalohen vetëm në atë rrjetë të cilin e ke konfigurar ti, pra nëse kyqemi në tjerat rrjete, prap do të shfaqen reklamat.

Blerim R. / www.ITShqip.com

RELATED BY