Laserët sjellin shpejtësi të madhe të internetit në Hënë

Një evolucion i një sistemi laserik për transferimin e të dhënave ndërmjet Tokës dhe Hënës me shpejtësi 5 mijë herë më të madhe se komunikimi me radio do të...

Laserët sjellin shpejtësi të madhe të internetit në Hënë

Një evolucion i një sistemi laserik për transferimin e të dhënave ndërmjet Tokës dhe Hënës me shpejtësi 5 mijë herë më të madhe se komunikimi me radio do të prezantohet nga shkectarët e MIT-it në Qershor.

Një ekip i MIT-it, duke punuar me NASA-në, kanë gjetur një mënyrë për transferimin e të dhënave me rrjetin pa tela mbi 600 megabajt për sekond nga Hëna në Tokë duke përdorur katër teleskopët e Meksikës dhe një lidhje laserike.

Metoda komunikon informacionet 5000 herë më shpjetë sesa një komunikim me radio dhe shkenctarët do të paraqesin detajet e tjera të këtij projekti në Konferencën për Laser dhe Elektro-Optikë në muajin Qershor.

Të katër teleskopët transmetues janë pjesë e një lidhje me laser që përdoren në LLSD të NASA-së.

Sateliti, i njohur si LADDE, është ndërtuar në modul të komunikimit ndërmjet laserëve, që punon me teleskopët në shktretëtirën e New Meksikos, për transferimin e të dhënave në Hënë me një shpejtësi vërtetë shumë të shpjetë.

Çdo teleskop dërgon kodet ndërmjet kolonave të ndara në satelitë. Një marrës i kthen kodet në fibra obtike, ku një foto-detektor i konverton ato në puse elektrike dhe më në fund arrijnë të dhënat.

Sistemi tashmë lejon informatat të kalojnë nga Toka në Hënë me shpejtësi 19.44 Mbps. Në Qershor, ekipi i MIT-it do të pasqyrojë të gjitha të dhënat e sistemit në lidhje me zbatimin e tij.

NASA shpreson se projekti do të ndimojë në përshpejtimin e komunikimit në misionet në hapësirë./itShqip

RELATED BY