LastPass vjen me shfletues për iPhone dhe iPad

LastPass është një menaxher i shkëlqyer për fjalëkalime (ang. passwords) e cila jo vetëm që do të ruaj fjalëkalimet tuaj nga të gjitha shërbimet por edhe në mënyrë automatike...

LastPass është një menaxher i shkëlqyer për fjalëkalime (ang. passwords) e cila jo vetëm që do të ruaj fjalëkalimet tuaj nga të gjitha shërbimet por edhe në mënyrë automatike do të ju kyqe(logon) nëpër to. Shkruarja e fjalëkalimeve mund të mos jetë problem për desktop kompjuterët, por për ato mobile sigurisht është problem.
Për këtë arsye LastPass publikoi shfletuesin e saj mobil, e cila mund automatikisht të ju lyqe(logon) në iPhone dhe iPad.

Edhe pse LastPass ishte në dispozicion për iOS si bukmarklet, megjithatë për arsye se Safari(shfletuesi i Apple) nuk lejonë shtojca, opsioni i LastPass  për kyqje automatike ishte jofunksional, dhe nuk ishte në dispozicion. Tani me shfletues të saj çdo përdorues mund të kyqet menjëherë nëpër shërbimet  përmes menaxherit të tijë për fjalëkalime.

Aplikacionet janë falas, por për iPhone është e nevojshme të keni 12 dollarë/vit parapages, ndërsa për iPad mund të përdoret falas./itshqip.com

RELATED BY