“Le të filloj hackimi”: thyhet Faqja e Mark Zuckerberg.

Ishte thyer faqja e themeluesit të Facebook, Mark Zuckerberg. Ata që thyen këtë fan page, kishin lënë një mesazh interesant: “Le të filloj hackimi. Në qoft se Facebook i...

Ishte thyer faqja e themeluesit të Facebook, Mark Zuckerberg. Ata që thyen këtë fan page, kishin lënë një mesazh interesant:

“Le të filloj hackimi. Në qoft se Facebook i duhen para, në vend që të shkojnë nëpër banka, le të lejojnë që përdoruesit e tyre të investojn në Facebook, në mënyrë sociale?
Pse jo “biznis social” siç kishte përshkruar edhe fituesi i çmimit Nobel, Muhamed Jonus.[link] Çfarë mendoni ju? # Hackercup2011 “

Mesazhi së shpejti ishte larguar, por para se të ju pëlqej diku 1800 njerzve, dhe të shkruhen qindra komente.

Nga Facebook ende nuk ka ndonjë koment zyrtar për atë se në çfar mënyre është bër ky lëshim, por mesazhi është më se i qartë – nëse themeluesi i Facebook nuk mund të mbron llogarinë e tij, atëherë çfar mbetet për përdoruesit e thjesht ose ato të cilët ende nuk janë të njoftuar me këtë rrjet social? Sigurisht, gabimin nuk duhet ta kërkojmë tek  Facebook, ndoshta kjo ka ndodhur nga neglizhenca e Mark Zuckerberg për të mbrojtur profilin e tij, ndoshta ka përdorur kompjuter në vend publik, dhe ka përdorur rrjet “patela” të pambrojtur. Duke marrë parasysh se bëhet fjalë për person ose njeri të famshëm, dhe i cili është në luftë me privatësin, Zuckerberg është objektiv padyshim shum tërheqës për këto sulme.

Hashtag i fundit i referohet Hacker Cup, një konkurs vjetorë i Facebook i cili mbahet për zhvilluesit dhe programerëve./itshqip.com

RELATED BY