Les Baugh kontrollon dy duart artificiale përmes mendjes

Këtu kemi edhe një tjetër gjymtyrë të krijuar nga DARPA që mund të kontrollohet nga mendja, aktualisht janë dy, sepse Les Baugh ka dy duar artificiale të ngjitura në...

Les Baugh kontrollon dy duart artificiale përmes mendjes

Këtu kemi edhe një tjetër gjymtyrë të krijuar nga DARPA që mund të kontrollohet nga mendja, aktualisht janë dy, sepse Les Baugh ka dy duar artificiale të ngjitura në shpatullat e tij. Baugh i morri ato këtë verë, pas humbjes së tyre 40 vite më parë, si pjesë e Programit Revolucionar të Pjesëve Artificiale të testuar në laboratorin fizik nga John Hopkins. Hulumtuesit e projektit kanë zhvilluar këta modular me pajisje artificiale (MPL) dekada më parë, por ata thojnë se Baugh është personi i parë që ka marrur një pajisje artificiale të dyanshme. Ndryshe nga Jan Scheurmann që kontrollon vetëm një krah robotik me një lidhje transplantuese nervore, Baugh duhet t’i nënshtrohet një procerure të quajtur “ngacmim të muskujve”, që ricakton nervat që kontrollojnë krahët dhe dorën e tij, transmeton ITshqip.

Pasi kjo të arrihet, ekipi regjistron strukturën që truni i tij bënë kur një muskuj i tij lëviz, dhe pastaj ata kontrollojnë krahun në mënyrë virtuale për t’a përgaditur edhe në të vërtetë. Që nga shkëputja e krahëve të tij nga shpatullat, ata kanë dizajnuar një fole për krahët e tij që të mund të lidhin pjesën artificale. Të gjitha preparatet kanë funksionuar në fund, megjithëse, Baugh ishte një testues shumë i mirë, pasi që brenda 10 ditëve trajnim, arriti të lëviz gota nga një raft në tjetërin thjeshtë duke e menduar atë.

Si pjesë e grupit hulumtues, Courtney Moran tha:

” Ne kemi pritur nga ai që të kalojë interpretimin në krahasim nga ajo se çfarë mund të bëj me sistemet konvencionale, por shpejtësia me të cilën ai mësoi lëvizjet dhe numrin e lëvizjeve të cilat ai ishte në gjendje ti kontrollonte për një kohë të shkurt ishte larg nga ajo që prisnim. Ajo që ishte edhe më e mrekullusheme dhe një zhvillim tepër i madh për kontrollin e MPL-së, ishte aftësia e tij të kombionojë lëvizjet ndërmjet dy duarve brenda kohës së njëjtë. Ky ishte kontrolli i parë i dy duarve brenda të njëjtës kohë.”

Baugh aktualisht mund t’i përdor krahët e tij vetëm në laborator, por ekipi pretendon të zhvilloj këto pajisje artificiale që të arrihen të përdoren edhe në shtëpi apo kudo tjetër./itShqip

Categories
Hardware

Arsimi është autor në portalin ITshqip, ku shkruan rreth informatikës dhe zhvillimeve që ndodhin në fushën e teknologjisë. Është i përqendruar më shumë në industrinë e telefonave të mençur dhe sulmet që ndodhin në internet. Ndiqe në : Facebook | Twitter
One Comment

Leave a Reply

*

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

RELATED BY