Lëshohet në përdorim Chrome Web Store.

Google prezentoi Chrome Web Store, shitoren online për ueb aplikacione me pagesë dhe falas, për shfletuesin Chrome dhe gjithashtu për sistemin operativ Chrome OS, i cili duhet të shfaqet...

Google prezentoi Chrome Web Store, shitoren online për ueb aplikacione me pagesë dhe falas, për shfletuesin Chrome dhe gjithashtu për sistemin operativ Chrome OS, i cili duhet të shfaqet në mesin e vitit 2011.

Ngjajshëm si një shitore online për aplikacione celulare, të tilla si iPhone App Store, të cilat pasurojnë përvojën celulare, ashtu dhe Web Store ka për qëllim të pasuroj përvojën në ueb.

Me  këtë shitore, përdoruesi i Chrome do të ketë një zgjedhje më të madhe për aplikacione të ndryshme të cilat do të mund ti përdor direkt nga shfletuesi.

Në fakt, Web Store mund të bëhet një vend për të gjetur aplikacione të dobishme, tani ka mbi 500 aplikacione, ku Google me siguri shpreson të bëj edhe më tërheqëse shfletuesin e saj Chrome, i cili momentalisht ka mbi 120 miljonë përdorues.

Në njërën anë ueb aplikacioni mund të zëvendësoj faqen, shembull New York Times ka kull Chrome aplikacion, kurse në anën tjetër mund të ofron aplikacione shtesë argëtuese, si lojra ose muzikë, ose një apps të nevojshëm si TweetDeck, i cili përmes shfletuesit do të duhet të punoj më me efikasitet se nga verzioni i saj për Desktop, Air. Sfida që Google e ka futur tek zhvilluesit është për të krijuar cool aplikacione të cilat do të mundësojnë drejtpërdrejt dhe në mënyrë interaktive për tu futur në përmbajtjen.

Më posht është prezentimi zyrtar i Chrome Web Store, udhëhequr nga Sundar Piçai, produk menaxheri kryesor i Chrome.

RELATED BY