LG, e para me Android 5.0 Lollipop

Derisa është thuajse plotësisht e besueshme se gjenerata e ardhshme nga Google, Nexus 6, do të jetë e para që do të marr platformën Android 5.0 Lollipop, nga ana...

LG e para me Android 5.0 Lollipop1

Derisa është thuajse plotësisht e besueshme se gjenerata e ardhshme nga Google, Nexus 6, do të jetë e para që do të marr platformën Android 5.0 Lollipop, nga ana tjeter shfaqet LG me linjën e saj duke pretenduar se do të marr Lollipop që nga fillimi i kësaj jave.

Kompania njoftoi të Diellen që përdoruesit e telefonit të mençur LG3 në Poloni do të jenë në gjendje të shkarkojnë të parët sistemin operativ të ri nga Google.

Më parë, Google tregojë se dy pajisjet e para që do të marrin platformën Android 5.0 Lollipop do të jenë tableti HTC Nexus 9 dhe Motorola Nexus 6, por nuk paralajmëroj se ne mund të shohim softuerin e ri në pajisjet e tjera më parë.

Në mesin e funksioneve të reja që do të vijnë në Lollipopo janë dizajni i ri, përditësimi i njoftimeve dhe përmirësimi i sigurisë.

LG nuk ka treguar ndonjë detajë tjetër rreth Lollipop, se në cilët telefona apo tableta do të lëshohet, por ne mund të presim edhe më shumë nga kompania./itShqip

RELATED BY