LG edhe zyrtarisht do të paraqes Optimus 3D.

Në kongresin botërorë të këtij vitit  për telefonin mobile (MWC) në Barcelonë, LG do të paraqet Optimus 3D, telefonin e parë të mençur në botë i cili përdoruesve do...


Në kongresin botërorë të këtij vitit  për telefonin mobile (MWC) në Barcelonë, LG do të paraqet Optimus 3D, telefonin e parë të mençur në botë i cili përdoruesve do të ju ofrojë përvojë të plotë 3D.
Në periudhën e fundit nëpër internet dhe në gjith botën qarkullonin spekulime se LG do të paraqet një 3D telefon të mençur. Tani edhe zyrtarisht LG ka konfirmuar se kjo kompani do të lansojë një paisje të tillë.


“LG Optimus do të zgjidh pyetjen, me mungesën e 3D përmbajtjeve, e cila është një nga problemet e mëdha me të cilat po përballet tregu i 3D paisjeve, duke siguruar platformë të plotë për përvojë të vetme gjat përdorimit të telefonit mobil. Smart telefoni më i avancuar që deri më tani LG ka krijuar, do të posedojë kamerë me objektiv ndarës për regjistrim të 3D përmbajtjeve, LCD ekranë që do të mundësojë shfaqje të 3D fotografive dhe pa pasur nevojë për syza, opsione të ndryshme për lidhje përmes HDMI dhe DLNA ashtu që do të mundëson shkëmbim të përmbajtjeve 3D, në çdo kohë dhe ku do qoftë”, thuhet në një deklaratë për shtypë.


Informata shtesë për LG Optimus 3D telefonin e mençur do të thuhen në Mobile World Congres(MWC) e cila do të mbahet në Barcelonë nga 14 deri më 17 shkurtë./itshqip.com

RELATED BY