LG G4 do të posedojë ekran 3K me rezolucion të ‘çmendur’

Ne posa jemi njohur me ekranet Quad HD tek telefonat e mençur të vitit të kaluar, ku një numër prej tyre thyen barrierat e kualitetit 1080p dhe sollën ekrane...

LG G4 do të posedojë ekran 3K dhe rezolucion të çmendur

Ne posa jemi njohur me ekranet Quad HD tek telefonat e mençur të vitit të kaluar, ku një numër prej tyre thyen barrierat e kualitetit 1080p dhe sollën ekrane me kualitet shumë më të lartë Quad HD. Telefoni i parë i mençur në botë me rezolucion prej 1440 x 2560 ishte LG G3, por nëse thashethemet e fundit janë të vërteta, pasardhësi i LG G3, G4, mund shkojë edhe një hap më tej në lojën e rezolucioneve të ekraneve.

LG G4 është thënë më parë që do të gjunjëzoi rivalët, dhe arma të cilën kompania LG mendohet se ka përdorur është ekrani i pajisjes, i cili sipas disa thashethemeve do të ketë një numër tepër të lartë prej 1620 x 2880 piksela, transmeton itShqip.

Edhe pse këto thashethemet nuk tregojnë për madhësinë e ekranit të telefonit të ardhshëm të kompanisë LG, sipas disa parashikimeve LG G4 do të vijë me një ekran 5.5 inç dhe me 600ppi për piksel, duke mposhtur kështu edhe telefonin Samsung Galaxy S5 LTE-a, i cili aktualisht është pajisja më e pasur për nga numri i pikselave për inç.

Përveç këtyre, LG G4 është thënë se do të lansohet në tremujorin e dytë të këtij duke sjellur përmirësime të mëdha tek kamera dhe një dizajn ndryshe./itShqip

RELATED BY