LG prezanton altoparlantët që mund t’i kontrolloni përmes mesazheve

LG ka realizuar një ide të re për kontrollimin e altoparlantëve, thjeshtë dërgoi një mesazh atyre për preferencat tuaja. Altoparlantët e rinjë pa tela Music Flow, që kompania do...

LG prezanton altoparlantët që mund t'i kontrolloni përmes mesazheve

LG ka realizuar një ide të re për kontrollimin e altoparlantëve, thjeshtë dërgoi një mesazh atyre për preferencat tuaja. Altoparlantët e rinjë pa tela Music Flow, që kompania do t’i zbulojë në CES 2015 që do të mbahet në Janar, mund të pranojnë komanda nga shërbimi për mesazhe Line. Përveq komandave të zakonshme, ju do të jeni në gjendje të përdorni gjuhën angleze në tekst p.sh, “play music for party” do i tregojë sistemit të lëshoj muzika për festa.

Altoparlantët Music Flow mund të konektohen me rrjetin pa tela Wi-Fi, duke përdorur brendet 2.4GHz dhe 5GHz, që i japin pajisjes transmetim të frekuencave me fuqi më të madhe sesa lidhja me Bluetooth.

Shoqërues i kësaj pajisje do të jetë edhe aplikacioni Music Flow që është në dispozicion për shkarkim në iOS dhe Android. Deri tani nuk është thënë asgjë rreth çmimit apo kohës së debutimit të pajisjes, për të cilat ne me padurim do ju njoftojmë./itShqip

RELATED BY