LG prezanton gjeneratën e dytë të Pocket Photo

LG zyrtarisht ka lansuar gjeneratën e dytë të printerit të tyre Pocket Photo. Gjenerata e re e Pocket Photo është shumë më e hollë dhe ka një formësim më...

LG zyrtarisht ka lansuar gjeneratën e dytë të printerit të tyre Pocket Photo. Gjenerata e re e Pocket Photo është shumë më e hollë dhe ka një formësim më të mirë.

LG prezanton gjeneratën e dytë të Pocket Photo

Prodhuesi i Koresë së Jugut do të paraqet këtë pajisje në javën e ardhshme, kyresisht më 7 Janar në Las Vegas.

Pajisja e re nga LG vjen me opsionet e fundit për lidhje, si rrjetin pa tela, NFC dhe Bluetooth. Ju mund të përdorni atë për të shypur imazhe me madhësi 5.1 x 7.6 cm përmes tabletave dhe pajisjeve të tjera të mençura që përdorin sistem operativ Android dhe iOS.

Pocket Photo 2 është 4mm më i hollë se modeli i mëparshëm dhe pajisja bënë fotografinë me 313dpi. E gjitha që ju duhet është aplikacioni Pocket Photo që ta shkarkoni dhe lidheni me pajisjen tuaj qoftë pajisje mobile apo tabletë. Siq është parashikuar, printeri portativ ka një bateri që mund të shtyp deri në 30 imazhe pa pasur nevojë ta rimbusheni atë.

LG prezanton gjeneratën e dytë të Pocket Photo1Versioni i fundit gjithashtu vjen më i zgjeruar për nga numri i opsioneve. Këtu është një seri tjetër e efekteve, e cila ju mundëson të shtoni korniza shtesë apo të përmirësoni foton tuaj. Së fundmi, Pocket Photo 2 përdor teknologjinë ZINK që ka eliminuar përdorimin e bonbinave të shtrenjëta me ngjyrë. Kjo teknologji përdor nivele të ndryshme të nxehtësisë për të aktivizuar ngjyrat e nevojshme për t’u formuar.

LG Pocket Photo 2 do të jetë në dispozicion në disa ngjyra si rozë, bardhë dhe të verdhë. Pajisja së pari do fillojë shitjet në Kinë pastaj do arrin edhe në vendet e tjera gjatë vitit 2014./itShqip

 

RELATED BY