LG prezentoi monitorin më të hollë në botë.

LG Electronics (LG) prezentoi monitorin E90, i cili është vetëm 7.2 milimetra i trashë dhe deri më tani LED monitori më i hollë në botë. Duke marë parasysh numrin...

LG Electronics (LG) prezentoi monitorin E90, i cili është vetëm 7.2 milimetra i trashë dhe deri më tani LED monitori më i hollë në botë.

Duke marë parasysh numrin e përdoruesve të cilët kompjuterët i përdorin për të shikuar filma, video, video materiale, kualiteti i monitorit bëhet më i rëndësishëm se kurrë. LG E90 ka një kohë të shfaqjes prej 2 milisekondave, ku fotografia mbetet plotësisht e pastërt dhe e qartë, edhe gjat skenave të shpejta aksione, duke e bërë kështu të shkëlqyer atë edhe për ngjarje sportive.

Sipas prodhuesit, Image Booster software të kompanisë LG, edhe përmbajtje e paqarta  në ueb faqet e internetit, si psh videot me rezulucion të dobët në Youtube në ekranin e LG E90 do të duken shum më mirë.

“E90 është rezultat i teknologjis së përparuar dhe dizajnit të shkëlqyer të kombinuar, dhe pa probleme.” tha Si-hwan Park, zëvendës drejtori i divizonit për monitorë në kompaninë LG. “Faleminderim në performansat revulucionere në drejtim të kualitetit të fotografisë dhe dizajnit të monitorit, LG E90 është përfaqësuesi i LG Super LED linjës për monitorë i cili vendosë standarde të reja në mundësit dhe dizajnin”, shkruan në lajmërimin për mediume nga LG Electronics të cilën ITshqip.com sot e pranoi.

LG E90 gjithashtu mundëson në mënyrë të konsiderueshme për të kursier energjinë diku deri në 40% në dallim me LCD monitorët tjerë, LG E90 poashtu posedon ndriqim CCFL në sfond.

Modeli më i fundit i LG monitorëve do të shfaqet në dhënjen e CES çmimeve inovative./itshqip.com

RELATED BY