LG sjell tri pajisje të mençura të serisë L

Pas lansimit të pajisjes së mençur, LG G Pro 2, një javë më parë në Kongresin Botëror Mobil në Barcelonë, kompania ka zbuluar edhe tri pajisje të reja që...

LG sjell tri pajisje të mençura të serisë L

Pas lansimit të pajisjes së mençur, LG G Pro 2, një javë më parë në Kongresin Botëror Mobil në Barcelonë, kompania ka zbuluar edhe tri pajisje të reja që do debutohen më pas.

Seria L nga LG përfshinë pajisjet L40, L70 dhe L90, të cilat kanë perfomanca dhe dizajn thuajse të njëjtë, por dallimi kryesor është madhësia e ekranit.

L90 ka ekran 4.7 inç me procesor Dual-Core 1.2GHz, kamerë 8 mega-piksel, 1GB RAM dhe 8GB hapsirë për akumulimin e të dhënave. Modeli L70 ka ekran 4.5 inç dhe vjen me të gjitha perfomancat si modeli i mëparëshëm përveq hapsirës së akumulimit të të dhënave e cila është përgjysmuar në 4GB.

Ndërsa modeli i fundit është L40, që vjen me 512 MB RAM, 4GB hapsirë të akumulimit të të dhënave dhe kamerë 3 mega-piksel.

Të tri pajisjet vijnë me Android 4.4 apo KitKat, dhe suportojnë mbështjellësin Quick Windows, i cili ju lejon përdoruesve të shikojnë informatat themelore të pajisjes pa hequr mbulojnë./itShqip

RELATED BY