Line arrin mbi 200 milionë shkarkime brenda 6 muajve

Shërbimi Japonez për dërgimin e mesazheve, Line, ka kaluar mbi 200 milionë shkarkime në mbarë botën, duke shtuar 50 milionë përdorues të ri që prej muajit Maj dhe 100...

Line arrin mbi 200 milionë shkarkime brenda 6 muajve

Shërbimi Japonez për dërgimin e mesazheve, Line, ka kaluar mbi 200 milionë shkarkime në mbarë botën, duke shtuar 50 milionë përdorues të ri që prej muajit Maj dhe 100 milionë brenda gjashtë muajve.

E lansuar në Qershor të vitit 2011, Line ju lejon përdoruesve të bëjnë thirrje falas dhe të dërgojnë mesazhe falas, por gjithashtu është pjesë edhe brenda lojërave sociale dhe aplikacioneve  të  lidhuara. Line është në dispozicion në iOS, Android, Windows Phone, BlackBerry dhe në platfomën mobile Nokia Asha, po ashtu është e mundur për PC dhe Mac.
Line arrin mbi 200 milionë shkarkime brenda 6 muajve1
Kompania tha se është duke parë rritje të veqantë sidomos në pjesën e Azisë Juglindore dhe në Amerikën Latine, po ashtu edhe në vendet si India, Spanja, Brazili, Meksika, Kolumbia, Argjentina dhe Peru.

Titujt në platformën Games Line ju lejojnë aplikacioneve dhe lojërave të fiksohen në shërbim duke iu ofruar karakteristika të reja sociale dhe shpërndarjen e lojës. Aktualisht, Line ofron 33 lojëra duke përfshirë Line Pop dhe Line Wind, të cilat kanë arritur së bashku gjithsej 40 milionë shkarkime.

Kompania përfiton përmes shitjes së lojërave dhe përmes mesazheve që përmbajnë Stickers.

Ky shërbim është mbrapa aplikacionit WhatsApp, i cili ka mbi 250 milonë përdorues aktiv gjatë muajit, dhe WeChat, i cili ka mbi 300 milionë shkarkime dhe 195 milionë përdorues aktiv gjatë muajit.

Line ka arritur një shumë të madhe sa i përket të ardhurave duke arritur 58 milionë dollarë brenda tremujorit të parë të këtij viti, që do të thotë se brenda tremujorit të dytë të këtij viti priten edhe më shumë të ardhura./itShqip

RELATED BY