Lingua.ly tani edhe në platformën iOS

Lingua.ly, platforma dhe aplikacioni më i famshëm për të mësuar gjuhët, debutoi një aplikacion të ri për pajisjet me iOS. Aplikacioni vjen në App Store i ngarkuar me 4...

Mësoni ndonjë gjuhë nga Lingua.ly në iOS

Lingua.ly, platforma dhe aplikacioni më i famshëm për të mësuar gjuhët, debutoi një aplikacion të ri për pajisjet me iOS. Aplikacioni vjen në App Store i ngarkuar me 4 gjuhë të reja (Italisht, Gjermanisht, Holandisht, dhe Portugalisht). Metoda për të mësuar gjuhën nga Lingua.ly qëndron ende e njëjtë. Aplikacioni nuk përcakton mësimet, përdoruesit duhet të zgjedhin se çfarë  dëshirojnë të mësojnë  nga gjuha e panjohur, duke bërë këtë një eksperiencë personale dhe të përshtashme.

Sigurisht që aplikacioni nuk do iu ofroj njohuri të plota mbi një gjuhë, por mund të iu mësoj të lexoni, bisedoni dhe të keni eksperiencë në ndonjë gjuhë. Lingua.ly nuk do iu bëj të lexoni artikuj të komplikuar në gjuhë të huaj, pasi që përdor një algoritëm intelegjent që arrin të kuptoj nivelin tuaj të njohurive që ju keni në gjuhën që dëshironi t’a mësoni.

Aplikacioni është falas për shkarkim dhe iu mundëson të mësoni Frëngjisht, Spanjisht, Anglisht, Arabisht, Hebreje, Rusisht, Italisht, Gjermanisht, Holandisht, dhe Portugalisht. Megjithëse gjuha shqipe nuk është pjesë në këtë aplikacion, shpresojmë që përditësimet e ardhshme të aplikacionit të sjellin edhe gjuhën tonë./itShqip

RELATED BY