LinkedIn me 150 milionë anëtarë

Rrjeti social LinkedIn njoftoi të enjten se ka arritur të grumbulloj 150 milionë anëtarë. Shifra është shpalosur në një deklaratë për shtyp e lëshuar të enjten nga kompania, ku...

Rrjeti social LinkedIn njoftoi të enjten se ka arritur të grumbulloj 150 milionë anëtarë.

Shifra është shpalosur në një deklaratë për shtyp e lëshuar të enjten nga kompania, ku edhe ka njoftuar se ka pasur rritje efikase në tremujorin e fundit.

Kompania ka postuar të ardhurat prej 167.7 milionë dollarë, duke mposhtuar konsensusin e analistëve prej 160 milionë dollarë për Q4.

“Q4 ka tejkaluar pritjet tona për angazhimin e anëtarëve dhe rritjen e biznesit. Ky ishte një fund i përshtatshëm për një vit të paharrueshëm, në të cilin ne kemi përforcuar pozitën tonë si rrjet i shquar dhe profesional në internet. Ne besojmë në fokusin e mëtejshëm të anëtarëve tanë dhe pozitat e infrastrukturës dhe teknologjisë për përshpejtimin e produktit tonë në vitin 2012,” tha Jeff Weiner, CEO i LinkedIn./itshqip

RELATED BY