Loja DuckTales vjen në Google Play Store

Nëse keni poseduar më parë një konsolë nga NES, padyshim që jeni kënaqur duke luajtur video lojën DuckTales. Tani, Disney ka sjellur një version të përpunuar të video lojës,...

Loja DuckTales vjen në Google Play Store

Nëse keni poseduar më parë një konsolë nga NES, padyshim që jeni kënaqur duke luajtur video lojën DuckTales. Tani, Disney ka sjellur një version të përpunuar të video lojës, të cilën tani mund të gjeni të listuar në dyqanin Google Play Store. Për vetëm 9.99 dollarë ju mund të bëheni pjesë e lojës së publikuar nga Disney për të kaluar nivele të ndryshe duke arritur të mposhtni edhe ‘bosët’ që iu shfaqen.

Nëse butonat në ekranin tuaj iu duken të mërzitshëm, loja mbështet funksionin për tu lidhur Bluetooth me kontrolluesit fizik të lojës në mënyrë për të ofruar një ndjesi më të përafërt me konsolat.

Që prej restaurimit të lojës, versioni i ri i DuckTales sjell përmirësime madhështore në grafikë si dhe në eksperiencë të cilën aktualisht mund ta shijoni vetëm në telefonat me platformën Android./ITshqip/

RELATED BY