Lojrat për telefonat e mençur sjellin më shum para sa që mendoni.

Mënyra në të cilën po konsumohen video-lojrat ngadal ka filluar të ndryshon. Mendoj se kaloi periudha kur dominonin konzolat si PlayStation, Xbox dhe Nintendo, dhe se është koha që...

Mënyra në të cilën po konsumohen video-lojrat ngadal ka filluar të ndryshon. Mendoj se kaloi periudha kur dominonin konzolat si PlayStation, Xbox dhe Nintendo, dhe se është koha që ti lëshohet një vend telefonave të mençur. Të gjith pronarët e telefonave të mençur, pa dallim nëse përdorin Android ose iPhone, kanë së paku një video-lojrë të cilën rregullisht e luajnë nëpër paisjet e tyre. Zhvillimi i lojrave për telefonat e mençur është një nga teknologjitë me profitabile momentalisht.

Ky ndryshim drastik në konsumimin e lojrave, është një nga problemet me të cilat po ballafaqohet Nintendo. Më herët, Nintendo lajmëruan se çmimin për konsollen e tyre më të re 3DS do ta ulin për 40%. Shitja e dobët e 3DS është për shkak se përdoruesit më shum preferojnë të luajnë në paisjet me qëllime të ndryshme, siç janë telefonat e mençur, ose kompjuterët tabletë.

Ekipi pas ueb faqes Geekphone ka bërë një hulumtim për industrinë, lidhur me lojrat mobile dhe rezultatet e fituara i kanë praqitur në një infografik të cilën mund ta shikoni më poshtë. Sipas infografikut, më vitin 2010 zhvilluesit e lojrave mobile vetëm nga reklamat kanë përfituar 87 milionë dollarë, dhe supozohet në vitin 2015 lojrat mobile të mbajnë një fitim prej 54 milijardë dollarë./itshqip

RELATED BY