Lollipop gjendet në 0.1% të pajisjeve me Android

Google rregullisht është duke shpërndarë detajet e përdorimit të versioneve të sistemit operativ Android, kështu që ne tani kemi të përditësuara shifrat rreth përdorimit të tyre. Këto shifra tregojnë...

Lollipop gjendet në 0.1 të pajisjeve me Android

Google rregullisht është duke shpërndarë detajet e përdorimit të versioneve të sistemit operativ Android, kështu që ne tani kemi të përditësuara shifrat rreth përdorimit të tyre. Këto shifra tregojnë që Android 4.4 KitKat është duke u përdorur nga 33.9% e të gjitha pajisjeve që kanë vizituar Google Play Store në javën e kaluar (24 Nëntor- 1 Dhjetor). Një muaj më parë, KitKat ishte në përdorim vetëm në 30.2% të pajisjeve.

Versioni më i përhapur vazhdon të mbetet ende Android Jelly Bean (4.1, 4.2, 4.3), që gjendet në 48.7% të pajisjeve. Disa pajisje me Jelly Bean nuk do të marrin përditësime tjera, kështu që ne do të shohim këtë version në krye për një kohë të gjatë. Android Ice Cream Sandwich me 7.8%, Android Gingerbread me 9.1% dhe Android Froyo me 0.5% janë përmendur gjithashtu në shifrat e fundit.

Google thotë se të gjitha versionet e Android-it që  kanë më pak se 0.1% të pajisjeve  nuk janë përfshirë në diagramin më lartë, që do të thotë se Android 5.0 Lollipop ka ende rrugë për të bërë. Por kjo nuk është befasi, pasi që përditësimet me Lollipop filluan disa javë më parë, dhe shumica e pajisjeve nuk kanë marrur ende ato. Sigurisht që ITshqip do të kujdeset për shifrat e tjera dhe do ju njoftoj muajve të ardhshëm për ndonjë zhvillim./itShqip

Categories
Lajme

Arsimi është autor në portalin ITshqip, ku shkruan rreth informatikës dhe zhvillimeve që ndodhin në fushën e teknologjisë. Është i përqendruar më shumë në industrinë e telefonave të mençur dhe sulmet që ndodhin në internet. Ndiqe në : Facebook | Twitter
One Comment

Leave a Reply

*

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

RELATED BY